Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Farkë, 20 të shtëna me armë, tentohet të vriten në lokal tre persona Empty Farkë, 20 të shtëna me armë, tentohet të vriten në lokal tre persona

Sat 7 May 2011 - 15:38
TIRANE – Lajmifundit – Një tentativë vrasje ndaj tre personave ka ndodhur mbrëmë gjatë natës në një lokal në Farkë, periferi e kryeqytetit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate. Një person i vetëm, , armatosur ka qëlluar në drejtim të shtetasve Leonard Plaku 34 vjeç, Ledion Bali 26 vjeç, dhe Festim Plaku 31 vjeç, të tre me banim në Farkë të Vogël, Tiranë.
Policia thotë se për fat të mirë, asnjëri nga tre personat që ishin shenjestër e të shtënave nuk ka marrë lëndime. Ata ndodheshin në ambientet e lokalit të "Gjolës", në Komunën Farkë e Vogël Tiranë, në pronësi të shtetasit Xhemal Plaku.
Autori i ngjarjes mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë policia mbërriti menjëherë aty dhe filloi hetimet. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë sekuetruar 20 copë gëzhoja. Ndërkohë po kështu janë shoqëruar dhe po merren në pyetje 7 shtetas më iniciale K.A, F.B, S,C, A.C, S.C, A.F, dhe B.Ll.
Akuza e ngritur për këtë ngjarje, është "Vrasje e mbetur në tentativë".
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi