Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vlorë, sherr me armë në lokal, 26-vjeçari në kërkim për tentativë vrasje Empty Vlorë, sherr me armë në lokal, 26-vjeçari në kërkim për tentativë vrasje

Mon 30 May 2011 - 13:24
VLORE – Lajmifundit – Policia e Vlorës tha se ka filluar procedim penal dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Klajdi Hoxha, 26 vjec, banues në lagjen “Hajro Cakërri” i cili po hetohet për vrasje të mbetur në tentativë.
Policia tha se procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi më datë 28.05.2011 rreth orës 03.30, pas një grindje për motive të dobëta në lagjen “11-Janari” në lokalin e shtetasit F. D., ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë shtetasin E. P., 29 vjec banues në lagjen “1- Maj” duke e plagosur atë.
Burimet zyrtare të policisë informuan se i dëmtuari ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u fiksuan dhe u sekuestruan: një gëzhojë armë zjarri e kal 7.62- model 54 dhe një pistoletë tip TT.
Policia tha se pas kësaj ngjarje, po punohet intensivisht për kapjen e autorit të dyshuar (Klajdi Hoxha) të kesaj vepre penale. Ndaj tij policia ka ngritur akuzat për “Vrasje” e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi