- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Tentativë vrasje për konflikt pronësie, arrestohet autori i dytë në Vlorë
Mon 6 Jun 2011 - 16:13
VLORE – Lajmifundit – Arrestohet nga policia e Vlorës, personi i dytë i kërkuar për një tentativë vrasje të ndodhur në këtë qytet më 19 dhjetor 2010. Burimet zyrtare të policisë, thanë se sot rreth orës 11:30 nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë u bë i mundur ndalimi i shtetasit Aleksandër Zeqir Dulaj, vjec 36, lindur dhe banues në Vlorë.Sipas deklaratës, ndalimi I këtij shtetasi u bë pasi nga hetimet e kryera nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë ka rezultuar se më datë 19.12.2010, në lagjen “29 Nëntori” rreth orës 03:00 pas një konflikti për cështje pronësie, së bashku me shtetasin Ilir Aliaj (I arrestuar ditën që ka ndodhur ngjarja) dhe shtetasin Florian Aliaj (I shpallur në kërkim) ka tentuar të vrasin me armë zjarri, duke e plagosur rëndë shtetasin Ilir Riza Hodaj, vjec 37, lindur dhe banues në Vlorë.Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe fiksuar një prej armëve të kryerjes së krimit: një armë zjarri tip pistoletë TT mod 54disa gëzhojaNga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë u bë dokumentimi I plotë ligjor në lidhje me këtë ngjarje dhe po punohet për kapjen e personit të tretë të shpallur në kërkim. Materialet procedurale do ti refrohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale” Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në kushtet e bashkëpunimit si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 76, 22, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.
- Vlorë, sherr me armë në lokal, 26-vjeçari në kërkim për tentativë vrasje
- Vlorë, arrestohet autori i të shtënave
- Vlorë, arrestohen 3 persona, njëri autori i atentatit të Zaho Danaj
- Pogradec, kapet autori i vrasjes në tentativë, policia: Prokuroria nuk e ndaloi
- Përdhunimi në Korcë, në gjyq edhe autori i dytë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi