Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kamëz, ekzekutim me armë në një lokal Empty Kamëz, ekzekutim me armë në një lokal

Sun 1 Jan 2012 - 16:26
Kamëz, ekzekutim me armë në një lokal Policia-natenNjë i ri u vra mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23, në një lokal nate në zonën e Kamzës. Viktima është shtetasi Armando Frroku, i cili u qëllua me armë zjarri.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të castit mes disa të rinjsh. Forcat e policisë së rrethit të Tiranës shkuan menjëherë në vendngjarje, ku arrestuan shtetasin Kujtim Prenga.

Bëhet e ditur se Prenga është punonjës i policisë ushtarake. Policia njofton gjithashtu se vrasja është kryer me armë të tipit pistoletë.

Vrasja në fjalë ndodhi rreth dy orë më vonë pas asaj të regjistruar në Elbasan, e cila tronditi qytetin.
Vrasje
Elbasan, vrasje në qendër të qytetit
Vritet ndërtuesi për truallin
Bulqizë, atentat biznesmenit të kromit

40-vjeçari Ilir Rexhepi u qëllua me pistoletë teksa ishte duke hipur në automjetin e tij, i parkuar anës rrugës, në qendër të qytetit, pranë lagjes “Vullnetari”.

Ende nuk janë identifikuar personat që qëlluan mbi viktimën, por deri më tani është bërë i mundur shoqërimi i 15 personave në komisariatin e policisë.

Dyshohet se autorët e ekzekutimit e kishin ndjekur viktimën dhe pasi Rexhepi doli nga një lokal, një breshëri plumbash u derdh në drejtim te tij.

Autorët u larguan me një mjet në drejtim të paditur dhe se policia është vënë në kërkim të tyre. Ndonëse 40-vjeçari u transportua urgjentisht për në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, pas ndërhyrjes ai gjeti vdekjen.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi