Mustafa:S’ka lokale për asnjë bashkësi fetare
Sun 4 Aug 2013 - 0:10
Bashkësitë fetare në Kosovë duhet t’i ndalin tendencat e tyre për t’u bërë biznese. Sipas të parit të Prishtinës, Isa Mustafa, kjo është arsyeja pse ai nuk do lejojë lokalet as të myslimanëve e as të katolikëve, duke shtuar se shteti duhet të bëjë diçka për financim të tyre, transmeton KTV. Mustafa është i vendosur të dërgojë çështjen e lokaleve pranë katedrales në Asamblenë Komunale për t’ i bërë me dije ashtu sikurse xhamisë qendrore se nuk do të ketë lokale. Ai thotë se komuna do t’i përkrahë bashkësitë fetare ashtu siç bëri kur u ndau truallin. Për më tepër, sipas tij, kërkesat për qendra tregtare tregojnë edhe gjendjen në të cilën ndodhen përfaqësuesit religjiozë në vend.
Ahmet Sadriu nga Bashkësia Islame e Kosovës i ka thënë KTV-së se edhe ata do të donin të financoheshin nga shteti, edhe nëse kjo do të thotë kontroll i hyrjeve të tyre. Por katolikët nuk e duan një financim të tillë, sepse sipas tyre, janë besimtarët ata që dhurojnë mjete.
Sipas Don Shan Zefit, me projekt ligjin për ndryshimin e ligjit për liritë fetare në vend, shteti mund t’ i ndihmojë bashkësitë fetare duke i liruar nga TVSH-ja dhe doganat, kur bëhet fjalë për çështje humanitare e kulture.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi