Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Prishtinë, Mustafa takon Kurtin Empty Prishtinë, Mustafa takon Kurtin

Tue 12 Mar 2013 - 13:01
Prishtinë, Mustafa takon Kurtin Mustafa-ldk

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti janë takuar gjatë së hënës për të biseduar për proçeset politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ky takim është konfirmuar përmes një komunikate për media nga zyra për informim e LDK-së, ku thuhet se në takim është biseduar për proçesin e reformës zgjedhore dhe se të dy liderët kanë shprehur gatishmërinë për ta çuar përpara këtë proçes.

Po ashtu, Mustafa dhe Kurti kanë biseduar për proçeset politike, përfshirë dialogun me Serbinë. Siç thuhet në komunikatën e LDK-së, “Mustafa ka theksuar edhe njëherë se LDK-ja kërkon transparencë të plotë në këtë proçes, si dhe respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Përveç këtyre çështjeve, një pikë qendrore e takimit ka qenë edhe diskutimi i mundësive për të bashkërenduar rolin e subjekteve opozitare në Kuvend për çështje të caktuara, për të cilat ka qëndrime të njëjta ose të përafërta. /top chanel/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi