Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Brukseli hap dyert për Kurtin Empty Brukseli hap dyert për Kurtin

Wed 7 Mar 2012 - 22:57
Edhe pse jo zyrtarisht thuhej se Brukseli e sheh si “radikale e të rrezikshme” lëvizjen e Albin Kurtit, BE-ja ka hapur dyert për Vetëvendosjes e tij. Kjo parti ka njoftuar se Kurti bashkë me nënkryetarin Shpend Ahmeti po qëndrojnë për vizitë në Bruksel ku janë takuar me zyrtarë të BE-së dhe Belgjikës.
“Gjatë ditës së parë të vizitës, drejtuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! zhvilluan katër takime të veçanta , që të gjitha shumë miqësore e të vlefshme me deputetë të Parlamentit Evropian, përfaqësues të Delegacionit për marrëdhënie me Shqipërinë, Kosovën, Bosnje Herzegovinën, Malin e zi dhe Serbinë: Eduard Kukan (eurodeputet, kryetar i delegacionit), Tanja Fajon (eurodeputete, raportuese për liberalizimin e vizave në Ballkanin perëndimor), dhe Ulrike Lunacek (eurodeputete, raportuese për Republikën e Kosovës). Po ashtu patën takime edhe me z.Xavier Timmermans dhe znj. Marjolein Jongman nga Ministria e punëve të jashtme të Mbretërisë së Belgjikës. Gjatë këtyre takimeve, Kurti dhe Ahmeti shpalosën idetë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi bërjen e shtetit të Kosovës, shtet të së drejtës dhe shtet të zhvillimit, ndërsa edhe dëgjuan nga eurodeputetët qëndrimet e tyre mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. Eurodeputetët u njohën me shqetësimet dhe kundërshtimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me marrëveshjen e fundit të kryeministrit të Republikës së Kosovës të arritur me Serbinë mbi përfaqësimin e degraduar të Republikës së Kosovës me fusnotë si dhe për koncesionet e vazhdueshme që kjo qeveri po ia bën Serbisë. “, thuhet në një komunikatë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi