Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Brukseli: Mjaft me fjalë, duam fakte Empty Brukseli: Mjaft me fjalë, duam fakte

Tue 15 May 2012 - 9:49



Shumica qeverisëse dhe opozita raportuan së bashku para eurodeputetëve të Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian në Bruksel, dhe folën njëzëri sa i përket disa arritjeve të shënuara që prej marrëveshjes politike të nëntorit.

Por qëndrimet u ndanë tek detyrat e papërmbushura ende, për të cilat ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto deklaroi se po bëhen përpjekje, ndërsa kreu i Komisionit të Integrimit, Ditmir Bushati, renditi problemet.

“Ne besojmë se ky vit, i cili shënon 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duhet të jetë gjithashtu viti kur Shqipëria të hedhë hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian. 2012-a është viti ynë i mundësive dhe ne po punojmë së bashku



Eduart Kukan
Shef i delegacionit për Ballkanin, PE për ta kthyër këtë mundësi në realitet”, deklaroi Haxhinasto.

“Ne besojmë fort se reforma zgjedhore duhet të përfundojë para se Parlamenti të angazhohet për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Po aq e rëndësishme është puna për reformën parlamentare, e cila nuk është përmbyllur ende”, theksoi Bushati.

Por megjithë lëvdatat për uljen në një tavolinë dhe vijimin e dialogut mes forcave politike, eurodeputetët kërkuan nga Shqipëria, përveç fjalëve, rezultate konkrete dhe zgjedhjen e një presidenti konsensual.

“Do të flas shkurt pasi përndryshe do të më duhej të përsërisja çfarë kam thënë gjithë këto kohë. Është mirë që po marrim disa lajme të mira nga Tirana. Por sot ka ardhur koha, dhe koha fluturon shpejt pasi po afrohen zgjedhjet e presidentit dhe raporti i progresit, kur neve na nevojiten rezultate konkrete dhe të prekshme”, nënvizoi Eduart Kukan, shefi i Delegacionit për Ballkanin.

“Para zgjedhjeve të përgjithshme vjen zgjedhja e presidentit. Nuk na takon neve t’ju themi kush duhet zgjedhur pasi kjo i takon popullit shqiptar. Por i bashkangjitem kolegut në rekomandimin se do të ishte mirë, për klimën në Shqipëri dhe që të shënohet progres, që të zgjidhet dikush i cili nuk do ta ndajë vendin, por dikush që do ta bashkojë”, tha pas Kukan, Libor Rouçek, kreu i grupit të punës për Ballkanin në PE, S&D.

Ata shumë pak eurodeputetë të cilët kishin zgjedhur të ndiqnin dëgjesën për Shqipërinë, ngritën shqetësime e pyetje për problemet mbi të drejtat e fëmijëve, problemin e gjakmarrjes, apo aksesin e vështirë në gjyqësor, si edhe për ngjarjet e fundit në rajon dhe rolin e Shqipërisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi