Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

“Adelinën e ftoj në debat publik me fakte dhe sy më sy, jo me fjalë rruge’’ Empty “Adelinën e ftoj në debat publik me fakte dhe sy më sy, jo me fjalë rruge’’

Sat 11 Feb 2012 - 18:56
“Adelinën e ftoj në debat publik me fakte dhe sy më sy, jo me fjalë rruge’’ Adelina-leonora-300x300Nxehen gjakrat pas intervistës së Adelinës mbi konfliktin 10-vjeçar mes dy këngëtareve.

Historia e vjetër 10-vjeçare po rikthehet përsëri si temë e debatueshme edhe në media. Konflikti mes dy këngëtareve më të njohura në Kosovë, Leonora Jakupi dhe Adelina Ismaili, po bëhet aktuale edhe këto ditë. Pas akuzave të hedhura në adresë të Leonorës nga ana e Adelinës, Leonora i është kundërpërgjigjur duke e ftuar në një debat publik me fakte dhe me një përballje sy në sy, e jo me fjalë rruge e thashetheme. Këngëtarja gjithashtu ka treguar se nuk do të zbulojë asgjë nga jeta private, pasi e konsideron të shenjtë dhe personale. E ndërsa Adelina vazhdon me koncerte dhe promovime në diasporë, ende nuk është prononcuar nëse do të pranojë debatin me Leonorën, por kur e pyetëm nëse ka ndër mend të pajtohet me të, Adelina është shprehur se pajtimin me Leonorën nuk do e bëjë, pikërisht për faktin se ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë konfliktin për të përfituar në anën mediatike.
Njihesh si një këngëtare që gjithmonë ka ditur të menaxhojë mirë karrierën, na thuaj kush qëndron pas saj.
Kjo varet edhe nga karakteri i personit, mirëpo që nga fillimi gjithçka ka qenë e menduar, prapa meje gjithmonë ka qëndruar një njeri shumë i fortë, për të cilën kam shumë respekt e ajo është nëna ime. Ajo më ka mësuar dhe më ka edukuar e jam munduar në një mënyrë sa më të ndershme të eci hapave të karrierës sime. Nuk ka ndonjë gjë speciale, vetëm se jam munduar që sa më mirë të prezantoj veten time, të mos shfaqem shumë shpesh, të mos i kem të shpeshta koncertet në një vend.
Shpeshherë mediat dhe portalet e ndryshme kanë shkruar për jetën tuaj private, mirëpo ti asnjëherë nuk je prononcuar, pse?
(Qesh). Nuk e di, për jetën private jo vetëm unë, por secili duhet ta ruajë se është e shenjtë. Unë jam munduar që edhe familjen ta mbaj larg mediave me qëllim që të mos komentohet.
A ka Leonora momentalisht të dashur?
Jo, momentalisht nuk kam të dashur, jam vetëm. Njeriu kur është në një moshë më të pjekur, atëherë kërkesat rriten më shumë, gjen ndonjë defekt, pavarësisht se të gjithë kemi defekte.
Me siguri ke dalë në takime me djem…
Po patjetër, unë jam femër si gjithë të tjerat dhe jam njeri që kam ndjenja e emocione, mirëpo thashë le të mbeten shumë private gjërat.
Një këngë jotja pas lufte thotë ‘’Buzën time ke me marr, kur të bier borë n’Saharë’’. Tani në lajme po flitet se ka rënë borë në Saharë’’, çfarë do bëhet me buzët?
Ne të gjithë kemi menduar se nuk do të bjerë borë atje, ka diçka këtu. Kam lexuar literaturë në fakt dhe është thënë se viset arabe pas një kohe do të kenë borë dhe do jenë vise më të civilizuara.
Në youtube është vërejtur se fshihen klipet e tua, pse ndodh kjo?
Po më ka rënë në sy, edhe pse nuk futem shpesh aty për të parë se sa klikime kam marrë gjatë ditës ose gjatë javës, mirëpo këto informacione i marr nga të afërm të mirë, duke vërejtur se klipet e mia herë pas here po zhduken. Vjen deri në atë shkallë sa marrin shumë klikime dhe më pas zhduken, nuk e di se si ecën kjo punë, por më ka shtyrë që të hap personalisht një llogari dhe të vendos të gjithë videot e mia. Gjithkush që ka interes, mund të informohet aty për projektet e mia muzikore.
Gjatë javës së kaluar, në një intervistë televizive, Adelina Ismaili ka rikthyer historinë e para 10 viteve, si dhe ka thënë disa gjëra të tjera për ju, a kishit dashur të shtoni diçka?
Ka kaluar kohë e gjatë, unë nuk kam dashur të merrem me këtë punë, e thashë edhe më herët se me gjëra të parëndësishme nuk merrem, me njerëz që kanë problem me veten nuk dua të merrem fare. Nëse ajo ka guxim, unë e ftoj në një debat publik të flasim me fakte sy me sy, e jo me fjalë të rrugëve dhe thashetheme. Është e turpshme të bësh propagandë, propaganda është mjet shumë i rezikshëm.
Ju bëni 20 vjet në skenë, a keni menduar për ndonjë koncert të madh?
Po kam menduar, madje prej shumë vitesh unë mendoj për një gjë të tillë. Në fakt, në Kosovë është shumë vështirë, sepse nuk ka vend adekuat, mandej na duhen edhe mjete financiare, sepse një koncert i madh s’mund të financohet vetë. S’mund ta përballoj, kam menduar që me bashkëpunëtorët të gjejmë ndonjë sponsor dhe të bëjmë diçka të madhe.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi