Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Stine lidhet me Adelinën që të harroje Rozin Empty Stine lidhet me Adelinën që të harroje Rozin

Fri 11 Nov 2011 - 13:55
Ishte një nga lidhjet që duket se e ndihmoi kantautorin Ernest Duka të kalonte situatën pas ndarjes së bujshme nga Roza, vajza e Rita Latit.Stine lidhet me Adelinën që të harroje Rozin Stine-vs-adelina
Ndaj, jo pa qellim, ai vendosi direkt të realizonte një klip në duet me këngëtaren e re nga Kosova, Adelina Berisha, si për të dhëne një lajm në publik se tashmë një dashuri e re kishte filluar. Kënga me titull “Dashuria fillon” ishte një krijim i vetë Stinës, i cili plot dy vite më parë e pranoi dhe vet në medie që mes tij dhe Adelinës kishte nisur një histori dashurie, transmeton “Zhurnal”.

Këngëtarja seksi Adelina Berisha, megjithëse nuk e ka deklaruar publikisht ketë lidhje me kantautorin nga Tirana, as nuk e ka mohuar se ajo është duke jetuar një lidhje me Stinen, emri i vërtete i të cilit është Ernest Duka.

Edhe pse ata nuk vazhdojnë një lidhje të rregullt dhe intensive si në fillimet e tyre, ata përsëri janë bashkë, kane pohuar miq të tyre të afërt, që i kanë parë të shoqërojnë shpesh njeri-tjetrin në koncerte të ndryshme në Shqipëri, Kosovë dhe diaspore. Gjithashtu, në adresat e tyre të vërteta në Facebook, kohët e fundit ata kanë vendosur si foto profili një foto ku janë te dy bashkë. Ky moment është komentuar si një rikthim në pasionin e tyre të fillimit, plot dy vite më parë kur Adelina udhëtonte shpesh drejt Tiranës, dhe Stine drejt Prishtinës, e një arsye kryesore ishte për të takuar njëri-tjetrin
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi