Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Demaçi qorton Thaçin e Kurtin. Jahjaga super kukull!... Empty Demaçi qorton Thaçin e Kurtin. Jahjaga super kukull!...

Sat 3 Mar 2012 - 12:52
Veprimtari i njohur, Adem Demaçi, ka deklaruar se Kosova nuk ka pasur rrugë tjetër veç pranimit të fusnotës. Ai ka thënë se Kosova është në rrugë të mbarë drejt integrimit evropian, dhe se Bashkimi Evropian po përpiqet që në këtë rrugë ta fus edhe Serbinë, ku çetnikët vazhdojnë të kenë ndikim në politikbërjen e shtetit serb.

Demaçi ka kritikuar edhe etiketimet e kryeministrit Thaçi që u ka bërë kundërshtarëve të fusnotës, edhe “fjalorin e tërbuar” duke aluduar te deputetët e Vetëvendosjes.

Demaçi ka thënë se me mospranimin e fusnotës, Kosova nuk do të përfitonte asgjë. Ai ka thënë se edhe me refuzimin e saj, pra të fusnotës, Serbia do ta fitonte statusin e kandidatit, sepse sipas tij, Evropa ka shumë më shumë dyer për të vepruar sesa Kosova apo Serbia.

“Bashkimi Evropian do që Serbia të integrohet brenda saj, por kjo nuk arrihet lehtë me një shtet që ka qenë në luftë më të para pak më shumë se dhjetë vjetëve”.

Demaçi ka thënë se Bashkimi Evropian po kërkon ta tërheq drejt vetes Serbinë, jo ta shtyjë drejtë Rusisë, ndaj ka pasur nevojë edhe për ndihmën e Kosovës.

“Thash se fusnota nuk ishte zgjidhje ideale, por as kundërshtaret e saj nuk e thanë të vërtetën, sepse Rezoluta 1244 nuk ka vdekur, është në fuqi, këtu është edhe KFOR-i, edhe EULEX-i. Pra nuk jemi plotësisht të pavarur, por jemi në rrugë të mbarë për t’ia arritur qëllimit”.

Ish-zëdhënësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Demaçi, nuk e ka kritikuar kryeministrin për pranimin e fusnotës, por e ka kritikuar atë për etiketimet që ua ka bërë partive. Ai ka thënë se qëndrimi i kryeministrit ishte i ashpër, i stilit komunist.

“Kryeministri u tha atyre që mendojnë ndryshe ta mbyllin gojën. Kjo nuk është demokraci. Ndryshe nuk mendoj se ka shqiptar normal që është antiamerikan, madje as antievropian, pavarësisht të mirave dhe të këqijave të kësaj Evrope”.

Demaçi ka kritikuar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për sic ka thënë ai, fjalorin e tërbuar ndaj kryeministrit. Ai ka thënë se nuk mund të thuhet se gjithë deputetët e parlamentit janë hajna, të gjithë drejtuesit e shtetit janë hajna, sepse sipas tij, me këtë nuk zgjidhen problemet.

Duke folur për idenë për bashkimin kombëtar, Demaci ka thënë se bashkimi i shqiptarëve duhet të bëhet pa zhurmë, jo duke ua mësyr kufijve, por duke bashkuar arsimin, duke ndërtuar rrugë dhe duke zhvilluar ekonominë. Kjo rrugë, sipas tij, do t’i shemb kufijtë e vendosur padrejtësisht në mes të shqiptarëve dhe do të sjellë stabilitet në ballkan. “Sepse, nuk mund të ketë stabilitet, derisa të tjerët shikojnë të përfitojnë nga shqiptarët”.

Demaçi ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Ai ka thënë se partitë dëshirojnë t’ia kufizojnë pushtetin presidentit, që të kenë hapësirë të bëjnë çfarë të duan. “Atifete Jahjaga është presidentja më e mirë deri tani, por partitë po duan kukull, e kjo është bile super-kukull”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi