- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Brukseli merr në dorë çështjen e emrit?
Sat 13 Oct 2012 - 17:30
Komisioneri evropian për zgjerim Shtefan Fyle, kjo kornizë gjithashtu përfshin një afat, që çështja e emrit të zgjidhet në fazat e hershme të negociatave të aderimit
Rekomandimi i katërt i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Maqedoninë, sivjet shoqërohet edhe me gatishmërinë e Brukselit për të propozuar një kornizë për zgjidhjen e çështjes së emrit. KE u rekomandon vendeve anëtare që Maqedonia të fillojë negociatat aderuese me BE-në dhe paralelisht, të vazhdojë bisedimet me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Mirëpo, komisioneri evropian për zgjerim Shtefan Fyle, kjo kornizë gjithashtu përfshin një afat, që çështja e emrit të zgjidhet në fazat e hershme të negociatave të aderimit.
“Ne nuk bëjmë kompromis për sa i përket marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore. Ne nuk bëjmë kompromis në zgjidhjen e çështjes së emrit, ajo është esenciale që të ecim përpara, nuk jemi kontradiktor këtu, gjëja e re që është aty është se ne e themi në mënyrë të qartë, dhe kemi arsye për këtë se adresimi i kësaj çështjeje dhe gjetja e zgjidhjes në fazën e hershme të bisedimeve të aderimit do të krijojë një atmosferë më të favorshme për zgjidhjen e tij. Adresimi i çështjes së emrit në kornizën e bisedimeve të aderimit se ne nuk e parkojmë çështjen e emrit në fund të procesit, do të funksionojë vetëm nëse zgjidhet në fazë të hershme”, deklaroi Shtefan Fyle, komisionari evropian për zgjerim.
Arsyeja e ofrimit të kësaj kornize, siç theksoi komisionari Fyle në Bruksel, përveç nxitjes së zgjidhjes së emrit, bëhet edhe me qëllim që procesi i reformave të mos ngecë më, si dhe të sigurojë përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend. Fyle u shpreh i shqetësuar se 11 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, mes bashkësive etnike janë ri-aktivizuar keqkuptimet.
Zgjidhje për të dy palët e 2001-shit
Në raport, shumë herë theksohet se partnerët e koalicionit duhet të vazhdojnë përpjekjet për përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe pajtimit mes tyre, përfshi zgjidhjen e statusit të viktimave të konfliktit të 2001-shit.
“Pavarësisht se kush i vëzhgon zhvillimet në atë shtet, do të shqetësohet se 11 vjet pas firmosjes së Marrëveshjes së Ohrit ka keqkuptime të riaktivizuara, jo tensione në baza etnike. Dhe deri në një shkallë, i kuptoj ata analistë që thonë se integrimet euro-atlantike dhe procesi i integrimeve është aktualisht korniza që mbanë të fuqishme strukturën ndëretnike të IRJM-së”, u shpreh Shtefan Fyle, komisionari evropian për zgjerim.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi