Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Marrëdhenie seksuale me dy të mitura, katër persona në pranga Empty Marrëdhenie seksuale me dy të mitura, katër persona në pranga

Wed 7 Aug 2013 - 11:12
Marrëdhenie seksuale me dy të mitura, katër persona në pranga PrangaDy raste marrëdhëniesh seksuale me të mitur janë shënuar në Elbasan kohëve të fundit. Kanë qenë dy denoncime që kanë vënë në lëvizje policinë ku edhe është hedhur dritë. Viktima e parë është një 13 vjeçare, dnërsa personi që pretendohet se e ka dhunuar minorenen është vetëm 22 vjeç, ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me një 17 vjeçare e cila, pas më shumë se një viti ka treguar në familjen e saj se e ngacmonin dy persona. Vëllai i 17 vjeçares ka takuar njërin prej djemve dhe e ka marrë peng duke e futur në makinën e tij. Policia ka ndërhyrë dhe gjatë hetimit të ngjarjes është zbuluar edhe e vërteta. Në pranga janë mbajtur të tre djemtë ndërsa sipas të dhënave, materialet kanë kaluar për hetim në prokurori. Kështu, nga ana e shërbimeve të Komisariatit Policisë Elbasan, rreth orëve të para të mëngjesit të djeshëm u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bajram Qosja, 22 vjeç, banues në fshatin Shalës, Elbasan. Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën D.D, 13 vjeçe, banuese në fshatin Thanasaj, Komuna Dushk-Lushnje. Gjithashtu, po dje, rreth orëve të para të mëngjesit, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Librazhdit, u bë i mundur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm: - Elton Alla, 29 vjeç, Kodhel Hoxha, 30 vjeç që të dy banues në fshatin Rashtan-Prrenjas. Ndalimi i tyre u krye pasi, shtetasi Elton Alla dhe Kodhel Hoxha, në muajit Maj-Prill të vitit 2012, kanë kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen E.K, 16 vjeçe banuese në fshatin Rashtan të Prrenjasit. Po kështu po nga të njëjtat shërbime është bërë dhe arrestimi i shtetasit Ylli Kllogjeri, 34 vjeç, pasi ka lidhur dhe më pas e ka futur në automjetin e tij, shtetasin Kodhel Hoxha, pasi i është ankuar e motra e tij, 16-vjeçarja E.K, se dy shtetasit e mësipërm kishin kryer marrëdhënie seksuale me të. Po punohet per dokumentimin e plotë të këtyre veprave penale, si dhe dërgimin përpara përgjegjësisë, të tjerë autorëve të cilët kanë kryer vepra penale të ndryshme. Materialet njeherazi iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur, kalim i paligjshme i kufirit, heqja e paligjshme e lirise”.
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Marrëdhenie seksuale me dy të mitura, katër persona në pranga Empty Re: Marrëdhenie seksuale me dy të mitura, katër persona në pranga

Wed 7 Aug 2013 - 12:20
Jan qorodit femnat,hala me pelena e knej ......... pastaj jan dhunu pfff
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi