Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Sekuestrohen 30 kg kanabis në Tiranë, katër persona në pranga Empty Sekuestrohen 30 kg kanabis në Tiranë, katër persona në pranga

Sun 29 May 2011 - 19:11
TIRANE—Lajmifundit—Policia e Tiranës ka përmbyllur me sukses sot një aksion anti kanabis gjatë të cilit ka arrestuar disa persona. Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini deklaroi për median se është mundësuar sekuestrimi i një sasie prej 30 kilogram lënde narkotike. Te arrestuarit jane shtetasit Lavdrim Jata 24 vjeç, Edmond Faja 28 vjeç, Eduart Karaj 23 vjeç dhe Gojart Loçi 30 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë mbrëmë në afërsi të rrugës “Jordan Misja” në Tiranë ku pas kontrollit në bagazhin e automjetit “Benz 190″, me targa AA 642A I, ju gjetën e ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 qese ku brenda tyre kishte afro 30 kg, bimë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”.
Sipas policisë gjatë zhvillimit të këtij operacioni, u sekuestrua edhe dy automjete tip “Benz 190″, me targa AA 642 AI dhe Rover, me targa TR 5905 J, si edhe 5 telefona celularë të markave të ndryshme.
Gjatë hetimit u konkludua se lënda narkotike kishte ardhur nga Lazarati, me destinacion shitjen e saj për tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi