Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Aurela Gaçe: Këngëtarë mos përtoni të këndoni në shqip Empty Aurela Gaçe: Këngëtarë mos përtoni të këndoni në shqip

Fri 9 Aug 2013 - 13:22
VLORE-Aurela Gaçe kritikon sot këngëtarët shqiptarë që këndojnë vetëm në gjuhë të huaj me qëllim të qënurit, modernë. Kritika e këngëtares së njohur bëhet në rrjetin social, Facebook, por ajo nuk shpjegon se kush këngëtar/e konkretisht qenka shprehur në këtë mënyrë. Ashtu sic shprehet dhe vete kengetarja, Aurela e poston këtë status në Facebook si një mënyrë që të ndërgjegjësojë këngëtarët që të mos këndojnë vetëm në anglisht ose italisht.
Aurela Gaçe: Këngëtarë mos përtoni të këndoni në shqip 2hxt2lu
Ja postimi i plotë i Aurela Gaçes në Facebook.

“Cfare do të thotë të jesh moderne? Ose me saktë, të mos shijosh muzikën e vendit tënd? Se kam dëgjuar shpesh edhe kengetare qe e kendojne me deshire nje kenge boterore, por me pertese nje kenge shqiptare. Ose ndodh shume qe edhe ne konkurset e shumta muzikore, te kete me shume kenge te huaja e shume pak shqiptare. Kete mendesi, e kam degjuar edhe nga ata qe e vetequajne veten Elite e vendit. I kam degjuar ne biseda televizive te thone se jane qytetare te botes. E vertete shume. Ashtu ndihem edhe une, qytetare e botes, ne cdo aspekt. Por, perpara se une te njoh komshiun, ose gjitonin tim, duhet te di kush eshte babai im . Nuk mundet kurresesi te duash e te respektosh komshiun, kur ti perbuz familjen tende. Dhe kjo gje ndodh rendom tek Elita jone. E shohin te qenurit shqiptar, barre te rende. Te jesh qytetar I botes, duhet te jesh nje here anetar I familjes tende, I lagjes, I qytetit, vendit tend. I them keto sepse shpesh gjendem perballe edhe muzikanteve e kengetareve qe kujtojne se po kendove vetem muzike te huaj, ashtu behesh moderne, ashtu quhesh Elitar. Dua te kendoj ne shume gjuhe te botes, pse jo te kem mundesi te kendoj repertorin me te bukur boteror? Por, s'kam se si, nqs nuk kendoj nje here ate kenge qe me ka tingelluar ne shpirt qysh femije. Edhe nuk kam turp te them se nga vij, e ku ka lindur e jam rritur. Ate gje nuk e zgjedh une. Ashtu e vendos Zoti. Te lindesh ne fshat apo qytet, ne Shqiperi , a diku tjeter ne bote, perseri se vendos dot ti(se maternitetin mund ta gjesh ku te duash me keto dite qe kane ardhur, por prinderit nuk I ndryshon dot).
Populli I thjeshte e do veten e vete. Elitaret mesa duket jo. Kaq kisha”. Me këto fjalë mbyll postimin në Facebook këngëtarja.

Më pas duke parë reagimin e fansave që e pyesin se për cfarë e ka konkretisht fjalën këngëtarja Aurela, poston një sqarim të gjatë ku rrëfen sesi është ndier kur ka dëgjuar nga një këngëtar të shprehet se e ka për turp të këndojë këngë shqiptare.
“Qe te vazhdoj me statusin e meparshem, po ju tregoj nja dy momente te jetuara nga vete une. Muzike live ne nje nga vendet me Trendy ne Tirane. 5-6 vjet me pare. Une sapo isha kthyer nga USA, dhe per ato 2 jave qe isha, doja te dilja, te shijoja dicka me shoqerine. Kendonte kengetari, kendoi disa kenge te huaja, pastaj nisi disa kenge shume te njohura shqiptare, rock, pop. Dhe mbasi mbaron,vjen te me takoje. Dhe me thote si i turperuar, ‘eh, ja na duhet te kendojme edhe disa nga keto shqiptaret, s'kemi c'bejme’. Une u cmenda. Nuk e kam harruar ate fjali, dhe e keqja eshte se vazhdojne akoma me kete mendesi. Te shprehesh ashtu, do te thote qe ti nuk do veten. Po ja psh,me ftojne mua te kendoj ne ndonje program televiziv. Dhe ata ftojne mua, por duan qe une te kendoj nje kenge te huaj. Absurdeeee. E turpshme. Nqs une do te kem nje program prej 10 kengesh, po, patjeter, do te kendoj edhe te huaja, sepse jane shume te bukura dhe s'ka asgje te keqe. Por ti, si program, me fton mua te kendoj nje ose dy kenge, dhe megjithese une kam kenget e mija, me te cilat e krijova edhe karrieren, kenge me te cilat krijova lidhjen me publikun, ata pa turpesisht, me kane kerkuar te kendoj dicka te huaj, perpara se te kendoj kenget e mija. E kam quajtur fyerje. Dhe pergjigjen ja u kam dhene sic e kane merituar”.

Më tej Aurela Gace tregon se me një këngë ua ka treguar vendin këtyre këngëtarëve 'elitarë' që sipas saj hedhin poshtë vlerat e vendit të tyre.
“E kam nje kenge, quhet Tranzit. Bashke me Dr.Florin kemi krijuar nje tekst, dhe kam folur pikerisht per kete. Vargjet, "ku ka Elite, s'degjohet shqip, ndihem e huaj ne vendin tim, po nuk eshte kulture zoterinj Elite, e ne dreq te shkoni ju te gjithe o hipokrite " eshte vetem per "Elitaret".
/BalkanWeb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi