Dhunë dhe presione ndaj prostitutave, kapen 5 shqiptarë në Itali
Fri 9 Aug 2013 - 18:18
Operacionet e policisë në tre qytete të Italisë kanë vënë në pranga pesë qytetarë shqiptarë, që dyshohet se i përkasin të njëjtit grup kriminal që merrej me shfrytëzimin e vajzave për prostitucion. Bukurosh Çela, Rigers Lula e Arber Maçellari, të tre nga 28 vjeç, janë arrestuar në Xhenova dhe në Milano, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe dhunë ndaj vajzave shqiptare dhe rumune me të cilat punonin. Ndërsa Arjan Zenuni, 34 vjeç është arrestuar në Kozenca, si pjesë e këtij grupi kriminal dhe akuzohet për të njëjtat vepra penale. Policia italiane nuk ka bërë të ditur identitetin e personit të pestë që është arrestuar sot. Shqiptarët shfrytëzonin disa vajza shqiptare dhe rumune të moshave 18-25 vjeç për prostitucion. Nga të dhënat e policisë, ata rrihnin vajzat që nuk raportonin numrin e saktë të klientëve dhe që nuk punonin me orare të zgjatura. Sipas policisë, ata i detyronin vajzat që qëndronin nga ora 23:00 deri në orën 05:00 në rrugë në kërkim të klientëve, në të kundërt rriheshin sistematikisht. Qendra e aktivitetit të tyre ishte në Milano, por për shkak të sezonit veror shqiptarët kishin menduar të lëvizin në zonën bregdetare. Arjan Zenuni u kap në zonën e Scaleas në Kozenca, pasi kishte shkuar të kërkonte ambiente për vendosjen e vajzave dhe për të siguruar zonat e lira të prostitucionit.gazetarepublika.
- Dhunë ndaj të moshuarës, infermieret kapen “mat” nga kamera e fshehtë
- Itali-Venecia, tre shqiptarë kapen me 170 kile heroinë
- Tejkalojnë shpejtësinë, dy shqiptarë kapen me 10 kg heroinë në Itali
- Itali, operacionin kundër drogës me 50 të ndaluar, kapen shpërndarësit shqiptarë
- Bushtricë, dhunë ndaj kandidatit të LZHK-së
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi