Të Famshmit Që Kanë Mposhtur Kancerin
Sat 10 Aug 2013 - 13:12
Këngëtarja Kylie Minogue ka treguar së fundmi se nuk arrin ta harrojë betejën e saj kundër tumorit.
“Mjafton të shikohem në pasqyrë, shenjat janë morale dhe fizike. Ndonjëherë mendoj se kam qenë shumë me fat me këtë fat të keq, ndonjëherë më kap ndonjë mërzi e pashpjegueshme”, shprehet këngëtarja. Në vitin 2006 në moshën 44 vjeçare, Kylie deklaroi se kishte kancer në gjoks, por pas ndërhyrjes e mposhti sëmundjen.
Edhe Cynthia Nixon, 47 vjeç, aktore e serialit “Sex and the city”, zbuloi se kishte kancer në gji në vitin 2006. Pasi mposhti sëmundjen iu rikthye aktivisht profesionit të saj, duke xhiruar dy seriale në vitin 2008 dhe 2010.
Michael Douglas, 68 vjeç, ka pasur gjatë gjithë kohës në krah bashkëshorten Catherine Zeta-Jones gjatë betejës se tij me kancerin në fyt në fazë të acaruar gjatë vitit 2010. Së fundmi ai lëshoi një deklaratë të çuditshme për të përcaktuar lidhjen mes sëmundjes dhe se ksit or al.
Robert DeNiro 70 vjeç, në vitin 2003 u përball me një problem shqetësues, pasi u operua nga kanceri në prostatë, por se që nga ai moment nuk ka patur më probleme.
Aktorja italiane Nancy Brilli u përball me kancerin në mi tër në moshën 30 vjeçare, ndërsa 6 vjet më pas në vitin 2000 lindi djalin e saj Francesco.
Angelina Jolie, 38 vjeç, deklaroi se bëri një mastektomi të dyfishtë në gjoks, për të parandaluar zhvillimin e kancerit, sëmundje e cila kishte vrarë nënën e saj dhe tezen. Së shpejti ajo ka lajmëruar se do i nënshtrohet edhe një ndërhyrje në mi tër.bota-shqip.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi