Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Amerikania që ka lindur 12 djem, ëndërron për një vajzë  Empty Amerikania që ka lindur 12 djem, ëndërron për një vajzë

Sun 11 Aug 2013 - 14:28
Amerikania që ka lindur 12 djem, ëndërron për një vajzë  Largea_foto-11376128699Ndonëse e dëshironin shumë lindjen e një vajze, Kateri dhe Jey Schwandt para disa ditësh fituan djalin e tyre të 12-të. “Realisht e kemi ditur që do të jetë djalë”, thotë pak i zhgënjyer ky qift bashkëshortor amerikan nga shteti federal Michigan.

“Pas djalit të shtatë, u shndërrua disi në rutinë”, thanë ata.

Djali i tyre Tucker Ray lindi më 4 gushtg dhe kësisoj iu bashkua 11 vëllezërve të tjerë, të moshës 21, 17, 16, 14, 11, 10, tetë, gjashtë, pesë, tre dhe një vjeç e gjysmë.

Djemtë e familjes Schwandt, të cilët praktikisht do të mund të formonin një klub futbolli, nuk janë aq të pikëlluar që s’kanë motër.

“Për ne kjo është normale. Është e mrekullueshme të jetosh me 11 shokët më të mirë, tha njëri nga 11 vëllezërit e Tuckerit të porsalindur.

Babai i tyre, i cili fëmijën e parë e fitoi derisa ende ishte në studime universitare, thotë se më së shumti e frikëson momenti kur të gjithë ata do të kenë patentë shoferi, duke shtuar se që tani hyrja para shtëpisë së tij i ngjan një tregu të automobilave të vjetër.

Ndonëse i kanë tashmë 12 fëmijë, ky çift bashkëshortor nuk e hedhë poshtë mundësinë të kenë ende fëmijë.

“Le a bëjë natyra punën e saj. Nëse do të ketë sërish, jam i sigurt që prapë do të jetë djalë”, tha Jey, duke shtuar se mbase kështu do të ishte më së miri, sepse për një vajzë do të ishte e vështirë të gjendet në mesin e kaq shumë meshkujve.botasot.
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Amerikania që ka lindur 12 djem, ëndërron për një vajzë  Empty Re: Amerikania që ka lindur 12 djem, ëndërron për një vajzë

Sun 11 Aug 2013 - 22:39
IShalla e ben nje vajz,se me 12 djem,vertet e meriton dhe nje vajz.
Fabrik prodhimi qenka kjo grua grrrr 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi