Akrobati që u kurorëzua Mbret i Shqipërisë
Thu 15 Aug 2013 - 18:38
Më 13 gusht u mbushën 100 vjet nga kurorëzimi i Otto Witte si mbret i Shqipërisë. I lindur në vitin 1872, akrobati me mustaqe është një nga karakteret më të jashtëzakonshëm të historisë Evropiane.
Gjatë gjithë jetës ai ka luajtur në cirk, karrierë të cilën e nisi që në moshën 8 vjeçare. Në kohën e tij të lirë, ai ishte i njohur si një tregimtar i përrallave të gjata në lidhje me aventurat e tij, të cilat përfshinin një histori se si aftësitë e tij si një magjistar bënë që të fitonte një titull nderi nga një fis xhuxhes në Afrikë dhe se si një herë u përpoq të arratisej me vajzën e perandorit së Etiopisë. Por eksperienca e vitit 1913 është më e madhja e historive të tij.
Në atë vit, sipas versionit të treguar prej vetë atij, Otto punonte në Budapest ku një shok i tregojë një artikull në lidhje me ndarjen e Shqipërisë nga Perandoria Osmane.
Shkrimi theksonte se një grup shqiptarësh ishte në kërkim të një princ mysliman, i quajtur Halim Eddine, të cilin kërkonin ta kurorëzonin mbret.
Otto gjeti një foto të këtij princi, i cili kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me të.
Këtu mori jetë dhe plani i tij. Otto udhëtoi për në Shqipëri me një koleg të cirkut, i quajtur Max Schlepsig dhe gjermani u hoq si Halim Eddine dhe u bë mbret.
Pasi u kurorëzua ai dha dorëheqjen pas pesë ditësh pasi bashkë me Schlepsig u kënaqen me harem, shpenzuar thesarin mbretëror dhe i shpallën luftë Malit të Zi. Ata u larguan nga Shqipëria pak para se hileja e tyre të zbulohej.
Ata që ishin skeptikë rreth kësaj historie kanë theksuar se nuk ka as gjurmën më të vogël apo ndonjë dëshmi që mbështet këtë hipotezë. Por dikush duhet ta kuptojë se shqiptarët do të dënonin ta kalonin në heshtej një histori të tillë pasi bëhet fjalë për një mashtrim kaq të madh.
Dikush mund të pyes pse u sajua kjo histori? Pse Otto Witte gjithmonë ka insistuar që t’i drejtoheshin si “Mbret i Shqipërisë” dhe pse policia e Berlinit e ka lejuar atë që të mbajë këto fjalë në kartën zyrtare të identitetit. Gjithashtu në gurin e varrit të tij në Hamburg, poshtë emrit të tij shkruhet: ish-Mbreti i Shqipërisë.
Kjo histori e harruar e Otto Witte duhet lidhur gjithashtu edhe me historinë e kriterit anglez, Charles Burgess Fry të cilit thuhet se i është ofruar froni i Shqipërisë rreth viteve 1920.
Pasi u mashtruar nga një interpretues cirku gjerman, mund të shihni se si shqiptarëve u është dashur shtatë vjet të merren me këtë çështje para se të ofronin fronin e tyre për një njeri të drejtë dhe të besueshëm si CB Fry.
Një pjesë e fundit e provave për Witte është data e vdekjes së tij: 13 gusht1958, saktësisht 45 vjet pas kurorëzimit të tij. Pse të zgjidhte atë ditë për të vdekur në qoftë se ai e kishte sajuar atë gjë?
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi