Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

123-vjeçari nga Bolivia, njeriu më i vjetër në botë Empty 123-vjeçari nga Bolivia, njeriu më i vjetër në botë

Thu 15 Aug 2013 - 19:27
123-vjeçari nga Bolivia, njeriu më i vjetër në botë Article-0-1B4C0553000005DC-767_634x423

123-vjeçari nga Bolivia, njeriu më i vjetër në botë Article-0-1B4D7A52000005DC-372_634x464
Nëse të dhënat publike të Bolivisë janë të sakta, Carmelo Flores Laura, i cili një muaj më parë mbushi 123 vjeç, i bie të jetë personi më i vjetër që është dokumentuar ndonjëherë. Ai jeton në Aymara në një kasolle në një fshat të izoluar afër liqenit Titicaca.

123-vjeçari nuk është larguar kurrë më shumë se 80 kilometra larg nga vendi ku jeton dhe kurrë nuk ka qenë shumë i sëmurë.

Gruaja e Flores Laura vdiq një dekadë më parë. Ata patën tre fëmijë, por tani vetëm njëri, Cecilia 67 vjeç, jeton ende. Ai ka 40 nipa dhe mbesa dhe 19 stërnipa por shumica janë larguar nga vendi i izoluar ku jeton.

Libri i Rekordeve Guinness thotë se njeriu më i vjetër që jeton ende, verifikuar me prova origjinale, është Misao Okawa, një grua japoneze 115-vjeçare. Ndërsa personi që ka jetuar më gjatë është Jeanne Calmest, që jetoi 122 vjet e 164 ditë.

Drejtori i regjistrit të gjendjes civile në Bolivi, Eugenio Condori thotë se të dhënat tregojnë që Flores Laura ka lindur më 16 korrik të vitit 1890. Ai thotë se nuk ka certifikatë lindjeje pasi ato nuk ekzistonin në Bolivi para vitit 1940. Para këtij viti, lindjen regjistroheshin me një certifikatë pagëzimi por Conduri thotë se nuk mund t’ia tregojë medies certifikatën e pagëzimit pasi ai është një dokument privat.

“Shoh pak turbullt. Kam pasur shikim më të pastër më përpara. Por juve u pashë teksa vinit”, u tha ai gazetarëve të “Associated Press”.

“Duhet të jetë rreth 100 vjeç ose më shumë”, thotë Flores. Por memoria e tij është e dobët.

Por cili është sekreti i jetëgjatësisë së tij? “Eci shumë kjo është e gjitha. Dal me kafshët”, thotë 123-vjeçari që mban gjedhë dhe dele.” Ai thotë se nuk konsumon alkool, por ka pirë pak kur ishte i ri.shekulli
123-vjeçari nga Bolivia, njeriu më i vjetër në botë Article-0-1B4D7B1E000005DC-158_634x467
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi