Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Furgonët me punëtorë drejt Lazaratit nën hundën e policisë Empty Furgonët me punëtorë drejt Lazaratit nën hundën e policisë

Fri 16 Aug 2013 - 22:06
Furgonët me punëtorë drejt Lazaratit nën hundën e policisë 87614_1Lazarati nuk ndalet në përpunimin e parcelave me kanabis, pavarësisht se forca policore lokale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur gati 1 km larg hyrjes së Lazaratit dhe ushtron kontrolle.

Në fshat mbizotëron gjelbërimi nga plantacionet e mbjella me kanabis Sativa, ndërsa punëtorët vazhdojnë të shkojnë me furgonë, dhe kamionët me bote me ujë hyjnë lirshëm në Lazarat. Policia duket e paaftë për të mbajtur nën kontroll lëvizjet në fshatin e konsideruar vatra kryesore e kultivimit të bimës narkotike.

Nga pamjet dhe fotot e realizuara sot në mëngjes herët e të transmetuara nga A1 Report duket qartë se furgonët i janë rikthyer sërish linjës Gjirokastër Lazarat, pavarësisht postblloqeve të ngritura nga policia.

“A1 Report” publikon pamje ku një furgon i bardhë duket se mbushet me shpejtësi me punëtorë dhe niset drejt Lazaratit, pa asnjë pengesë.

Fill pas mbushjes së furgonëve me mëditës në Gjirokastër dhe hyrjes për në fshat policia instalon postbllok policor në afërsi të hyrjes në Lazarat.

Furgoni i bardhë, shërben përditë për të tërhequr mëditësit në Gjirokastër duke i çuar në Lazarat.

Postoblloku

Furgonat për në Lazarat, nuk qëndrojnë më në qytet, por kanë ndërruar destinacion duke ndaluar në stacione të ndryshme. Sot furgoni ka qenë në të njëjtin vend ku një ditë më parë, ishte instaluar postblloku policor.

Pasi ka kaluar furgoni me mëditës në drejtim të Lazaratit, ka “mbirë” postblloku policor në aksin Gjirokastër-Kakavije në pjesën ekstreme jugore të fshatit duke qenë më afër se dje gati 1 km. Forcat speciale, sërish kanë qenë pjesë e postbllokut policor së bashku me uniformat blu të Gjirokastrës. Sërish ato kanë kryer kontrolle rastësore tek automjetet që qarkullonin në këtë aks.

Kamionët me ujë

Ndërkohë që 1 km më tej, është ngritur një tjetër linjë e furnizimit me ujë të boteve që hyjnë lirshëm edhe gjatë ditës së sotme në fshat.

Pamjet e Lazaratit nga larg tregojnë qartë parcelat me hashash pranë banesave dhe larg tyre. Policia e Gjirokastrës, e mbështetur edhe nga forcat speciale, pritet të ndërhyjë në terren brenda pak ditëve, por planit operacional, duhet t’i jepet OK për t’u vënë në jetë, nga krerët më të lartë të Policisë së Shtetit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi