Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vera e nxehtë hallakat Eli Farën, zhvesh Anjeza Brankën Empty Vera e nxehtë hallakat Eli Farën, zhvesh Anjeza Brankën

Sun 18 Aug 2013 - 15:25
  • Këngët e kësaj vere. Shpati çudit duke u sjellë si Kazanova, Eli Fara hallakatet me grupin, ndërsa Klajdi Harruni këtë verë është beqar

Vera e nxehtë hallakat Eli Farën, zhvesh Anjeza Brankën Anjeza%20branka%20gjoksi%20sheshit
Luela Myftari

-Vera është vërtet një stinë e nxehtë, por më e nxehtë se këtë vit nuk ka qenë asnjëherë. Sot do t’ju sjellim të rejat më të fundit nga bota muzikore. Këngët më të bukura, bashkëpunimet më të mira, këngëtarët kanë vendosur t’i bëjnë edhe videoklipe. Kështu për shembull, Shpat Kasapi këtë verë vjen si Kazanova, meqenëse edhe sapo është ndarë nga Afërdita, ndërsa Eli Fara rrëfen në videoklipin e saj më të fundit se si po hallakatet këtë verë me grupin Mangavatu.

Anjezës i del në shesh

Kohët e fundit këngëtarja Anjeza Branka është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të videoklipit të saj më të ri. “Papi” është kënga më e huaj për momentin. Është tërësisht në gjuhë të huaj. Për këtë çështje është vendosur në krye të kritikave. Kënga ka ritme latine dhe mjaft të gjalla. Po kështu shfaqet edhe Anjeza në videoklipin e këngës. Trupi i saj i tonifikuar ka bërë që kjo video të jetë e klikuar. Por, komentet nuk duken shumë pozitive nga ana e audiencës. Dikush ankohet për tekstin e këngës, një tekst tërësisht i pakuptueshëm. E në fakt, asnjë fjalë nuk është në shqip. Vetë këngëtarja në portalin e saj social, në Facebook, dhe në media i është justifikuar këtyre kritikave shumë shkurt: “Anjeza synon tregun e huaj”. E në përpjekje për t’i uruar asaj suksese, “Shekulli” po sjell një foto nga pushimet e saj. Stina e nxehtë e verës, vërtet i ka zhveshur të gjithë, por Anjezën e ka zhveshur pak më shumë. Bikinit e saj me iniciale kanë tërhequr këdo që e ka parë këtë fotografi.

Eli Fara hallakatet me grupin Mangavatu

Kënga më e re e Elit është po aq e bukur sa edhe bashkëpunimi tjetër me grupin Mangavatu. Veçse bashkëpunimi i tyre më i fundit, bashkëpunimi i tyre i dytë duket më modern. Kënga ka nota dance dhe ca moderne. Si gjithnjë, Eli edhe këtë radhë ka bërë që të shtangen edhe kritikët e modës. Ka nga ata që thonë se fustani me dantella që Eli Fara ka veshur duke u hallakatur, do të jetë në modë tani. Vajzat do të turren për të përdorur sa më shumë dantellën këtë vit. Sepse Eli ka aq fuqi sa të na rrëfejë modën e re, edhe teksa “hallakatet” gjatë verës.

Klajdi braktis Mamicën, tani është beqar

Fama që mori ky djalë nga Mamica, tani e bën që të shfaqet beqar. Nuk e dimë e ka lënë Mamicën për të fituar zemrat e vajzave, pas suksesit që pati teksa në këngën e mëparshme na rrëfente për gjoksin e bëshëm të Mamicës. E në fakt, klikimet shumta dhe transmetimi i shpeshtë i këngës na bën të shkruajmë se beqaria e tanishme e Klajdi Harunit po i pëlqen audiencës, e më tepër vajzave dhe djemve beqarë.

Shpati pa Afërditën, një Kazanova

Historia e shumëpërfolur e Shpat Kasapit me Afërditën, e ka çuar këngëtarin nga Kosova që këtë herë të na shfaqet si Kazanova. Kështu është titulluar kënga më e re e Shpat Kasapit. Nuk kaloi shumë kohë nga ndarja, po aq e shumëpërfolur sa edhe lidhja e tij me topmodelen dhe njëkohësisht këngëtaren Afërdita Dreshaj, për të treguar një Shpat ndryshe. Pas muajit të Ramazanit, një muaj plot sakrifica dhe pas shkëputjes së marrëdhënieve me top modelen, ai është gati t’i bëjë për vete vajzat njëlloj si Kazanova. Videoklipi i këngës na sjell një Shpat të zhveshur si fizikisht ashtu edhe moralisht. Ai është gati për të përdorur armët në përpjekje për të fituar zemrën e një bukurosheje tjetër.

Noizy pendohet për ndarjen

Kur fol për ju fol, flas edhe për veten time, sepse jam në një situatë ku s’e shoh dot fëmijën tim. Janë gabimet e rinisë që të vrasin kur moshohesh, kështu që vëri gishtin kokës dhe mendo se çfarë do të bëhesh. Këto janë vetëm katër nga vargjet më të reja të këngës së Noizy-it. Është një këngë e cila vjen në bashkëpunim me këngëtaren nga Kosova, Zanfina Ismajli. Në qendër të vëmendjes është dhuna e përdorur nga meshkujt dhe divorci. Kënga titullohet “Po sikur” që nënkupton se askush nuk do të donte që kjo gjë t’i ndodhte nënës, motrës apo vajzës së tij. Duket sikur Noizy ka filluar të piqet me të tillë tekste këngësh. Po i thërret apo jo mendjes këngëtari rrep atë nuk e dimë. Teksti dhe videoklipi tërësisht i përshtatshëm me tematikën që kjo këngë përcjell na sjell një Noizy tjetër, një baba të penduar. Ai ka një vajzë, të cilën nuk e takon shpesh. Dhe kjo për shkak të atyre gabimeve që në këngë i quan gabime të rinisë. Për paraqitjen e Zanfinës në këtë videoklip nuk mund të themi fjalët e mira të paraqitjes së Noizy-it. Ajo shfaqet pak ekstravagante dhe i largohet imazhit të një mamaje që vuan nga dhuna apo nga konfliktet me të shoqin. Vajza më e bukur në videoklip është një dhjetëvjeçare që nuk bën asgjë tjetër veçse të prek me një shikim të trishtuar.
Vera e nxehtë hallakat Eli Farën, zhvesh Anjeza Brankën Agimi%20i%20arte%20ME%20MISET
Bukuroshet e Shqipërisë në foto me bosin e “Agimit të Artë”

Anëtari i organizatës ekstremiste greke “Agimi i Artë”, Robert Hajdhi, ka disa ditë që në Shqipëri është bërë i njohur. I ndaluar dy ditë më parë në Qafë-Botë është lënë i lirë pasi marrjes në pyetje nga policia. Është pyetur për incidentin e së dielës së kaluar në Himarë. Kjo ngjarje dhe të tjera e kanë bërë atë tashmë një nga figurat më të njohura të medias shqiptare. Thirrjet e tij dhe të miqve të tjerë të tij kanë qenë aq antishqiptare sa që cenonin rendin kushtetues. Hajdhi ama ka arritur të lirohet nga policia shqiptare. Vetëm sot “Shekulli” ka mundur të zbulojë një fotografi të këtij personi, që për shkak të një varseje të trashë, ai njihet si bosi i “Agimit të Artë”. Nuk dihet ende se, çfarë ka deklaruar Hajdhi në polici që i ka mbushur mendjen policëve që ta lirojnë, po aq sa nuk e dimë ende se si ai i ka bindur bukuroshet shqiptare të dalin në fotografi me të. Është një foto jo shumë cilësore, jo profesionale dhe aspak mediatike. Arsyeja e realizimit të kësaj fotografie mbetet po aq mister sa edhe fakti se kush i ka çuar këto vajza të veshura me të kuqe, pranë një antishqiptari. Mendohet që kjo fotografi të jetë realizuar në një hotel në Lukovë, hotelin me “pesë yjet” e Robert Hajdhit. E nëse vajzat po pozojnë hotelin e tij me pesë yje, atëherë si ka mundësi që pllakat në të cilat është ulur ai janë të prishura. Një hotel me pesë yje, siç e quan antishqiptari Hajdhi hotelin e tij nuk mund të jetë me pllaka të thyera. shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi