Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Jeni në Itali”. Mashtron 6 pakistanezë duke i lënë në Librazhd Empty “Jeni në Itali”. Mashtron 6 pakistanezë duke i lënë në Librazhd

Tue 20 Aug 2013 - 21:52
“Jeni në Itali”. Mashtron 6 pakistanezë duke i lënë në Librazhd KlandesitenLibrazhd – Situata e rënduar e trafikut klandestin në pikat kufitare me Shqipërinë merr tashmë edhe përmasa groteske. Gjashtë shtetas pakistanezë të cilët ishin nisur nga Selaniku me një kamion me targa turke, kishin si qëllim që të shkonin në portin e Durrësit e prej andej të kalonin në Itali. Por mesnatën e së hënës , shoferi turk, i cili drejtonte kamionin ku ndodheshin klandestinët, ka ndalur në qytetin e Librazhdit, u ka marrë secilit prej tyre nga 200 euro dhe u ka thënë se kanë mbërritur në Itali. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se gjashtë shtetasit pakistanezë janë ndalur nga uniformat blu në qendër të Librazhdit duke menduar se ndodheshin në tokën italiane. Mësohet se shoferi turk, menjëherë sapo ka marrë pagesën nga klandestinët është larguar me shpejtësi, ndërkohë që policia e cila ka nisur hetimet për ngjarjen po përpiqet të identifikojë dhe ndalojë drejtuesin e kamionit. Shoferi turk i kamionit ka marrë përsipër transportin e gjashtë klandestinëve nga Selaniku dhe ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet doganës së Qafë- Thanës dhe sipas marrëveshjes duhet t’i zbriste ata në tokën italiane. Prej ditësh, janë me dhjetëra klandestinë me kombësi të ndryshme të cilat kanë kaluar kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe janë ndalur nga policia kufitare. Qëllimi i tyre ishte kalimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi