Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Jeni te eger, na moret kishen” greket u vene kryq pasaportave te emigranteve ne kufi Empty “Jeni te eger, na moret kishen” greket u vene kryq pasaportave te emigranteve ne kufi

Tue 20 Aug 2013 - 21:56
Message reputation : 100% (1 vote)
“Jeni te eger, na moret kishen” greket u vene kryq pasaportave te emigranteve ne kufi Kapshtice-300x219Ndërsa u duk se kalimi i emigrantëve shqiptarë nuk do të ishte problem, të paktën për periudhën e gushtit pas marrëveshjes së arritur lidhur me toponimet, shteti helen rikthen avarinë në kufi. Nisur dhe nga zhvillimet e fundit në Përmet me kishën ortodokse, doganat greke nuk lejojnë asnjë shtetas shqiptar të kalojë drejt tokës greke pa garancinë prej 1500 euro, të cilat duhet ti kenë me vete. Burime nga pika kufitare e Kapshticës raportuan mëngjesin e sotëm për kthimin e 9 familjeve shqiptare, ndërkohë që në orët e drekës janë kthyer mbrapsht plot dy autobusë me emigrantë. Madje policia kufitare greke u ka vendosur disa emigrantëve kryq në pasaportë. Përballë kësaj situate, emigrantët janë shprehur të indinjuar dhe të pambrojtur nga shteti i tyre. “S’na lejuan të kalojmë,duhet të paguajmë përsëri biletën. Ende nuk e dimë nëse do të na lejojnë të kalojmë përsëri. Ne jemi pa shtet, prandaj gjithmonë do mbetemi robër te grekët” shprehen ata. Ndërkaq pala greke punon me 1 sportel në hyrje e një sportel në dalje, ndërsa ajo shqiptare me 1 sportel në hyrje e 3 në dalje.Na kthyen. Kemi dy ditë këtu. Na kërkuan 1.500 euro dhe pastaj na thanë na morët Kishën e Përmetit. Na ofenduan mbi të gjitha. Ju jeni gomerë, ne nuk ju pranojmë më në vendin tonë. Nuk shkelni më, këto na thane.“Ishin shumë te egër dhe na kthyen mbrapsht. Kemi ardhur dy herë”.“Pala greke na shajnë, na ofendojnë, na kërkojnë lekë. Na thanë nuk do hynë më këtu për shkak të ngjarjes së Përmetit”.gazetarepublika.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi