Origjina çame, 75-vjeçari kthehet nga grekët në kufi
Thu 15 Dec 2011 - 15:04
Kontrollorët grekë të Kakavijës kthejnë sërish mbrapsht shtetas shqiptarë me origjinë Çamërinë. Rasti më i fundit ishte dje, kur 75-vjeçari Hasan Ademi nuk u lejua të kalonte kufirin grek. Ai ishte me 40 moshatarë të tij të qendrës polivalente në Sarandë, të cilët ishin nisur për të vizituar qytetin e Selanikut. I moshuari nga fshati Janjar i Sarandës është përballur me kontrollorët grekë mëngjesin e djeshëm, kur ata i kanë refuzuar kalimin, pasi në pasaportën e tij shënohej vendlindja Filat në zonën e Çamërisë. “Të gjitha dokumentet që duheshin për udhëtim drejt Greqisë, kanë qenë në rregull. U ndjeva i ofenduar deri në palcë nga ana e autoriteteve greke të Kakavijës, të cilët u sollën në mënyrë harbute”, u shpreh dje pas kthimit në kufi, 75-vjeçari. Sipas tij, pasi kishte kaluar pa probleme në pjesën shqiptare të Kakavijës, së bashku me bashkudhëtarët e tij në autobus, janë gjendur në pjesën greke të Kakavijës për të marrë vulat hyrëse për në shtetin fqinj. Në momentin kur është afruar për të paraqitur pasaportën tek kontrollori grek, ai e ka pyetur për qëllimin e vizitës dhe më pas i kërkoi policën e sigurimit. Kur i nxori këtë të fundit, kontrollori grek i bëri një sërë pyetjesh, të cilat ca arriti t’i kuptonte dhe ca të tjera jo. Në fund, ai arriti të kuptojë që nuk do të kalonte në Greqi, për shkak të origjinës nga Çamëria dhe vendlindjes Filat. “Ti je çam dhe nuk ke vend në Greqi. Nuk ka vend për ty këtu, ndaj kthehu andej nga erdhe, mjaft qëndrove në këtë territor”, mësohet se i është drejtuar të moshuarit kontrollori grek i policisë kufitare, i cili nuk i kalonte të 40-at. Pas këtij dialogu, Ademi ka kërkuar sqarime me atë greqishte të çalë, por reagimi i policit grek ka qenë mjaft ofendues dhe shumë poshtërues. “Largohu more maskara këtej, mos të të arrestoj në vend për kalim ilegal të kufirit”, i është drejtuar më pas polici grek 75-vjeçarit, i cili tentoi të kërkonte sqarime se përse nuk lejohej të kalonte për në Greqi në kushtet kur i përmbushte të gjitha kushtet që kërkoheshin. Kjo skenë është parë nga disa shtetas shqiptarë që kërkonin të kalonin në Greqi, por nuk kanë ndërhyrë për shkak se kjo do t’u krijonte edhe atyre probleme për të kaluar.
GJIROKASTER/ PIRO NASE
GJIROKASTER/ PIRO NASE
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi