Vlorë, vritet me armë një 40-vjeçar në sy të gruas dhe vajzës
Wed 21 Aug 2013 - 19:34
VLORË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish Vlorën. Një person është ekzekutuar me armë zjarri pak pas mesnate. Policia ka identifikuar viktimën. Ai është shtetasi Agron Çela, 40 vjeç, i vrarë në lagjen “Albano”. Sipas informacioneve nga policia, 40-vjeçari është vrarë në makinë, gjatë kohës që e parkonte, disa metra larg banesës. Në automjet, Çela ka qenë bashkë me gruan dhe vajzën e tij.
Po sipas të njëjtave burime, mësohet se në lidhje me ngjarjen kanë nisur tashmë hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes si dhe për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë krim. Të tjera detaje priten në orët në vijim.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi