Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Vlorë, vritet emigranti  Empty Vlorë, vritet emigranti

Thu 28 Jul 2011 - 13:04
Vlorë, vritet emigranti  Policia-naten
Një 30-vjeçar nga Vlora është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.30 Glaudiol Leka, i cili jetonte prej vitesh në Itali dhe ishte kthyer me pushime tre ditë më parë.
Autorët e vrasjes, dy persona që udhëtonin me motor, kanë qëlluar me armë në drejtim të 30-vjeçarit ndërsa ai ndodhej pranë banesës së tij.

Ai ka marrë 6 plumba në pjesë të ndryshme të trupit. Menjëherë i është dhënë ndihma mjekësore dhe është trasportuar për në spitalin rajonal të Vlorës, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje duke kryer ekspertizat përkatëse. Blutë kanë marrë në pyetje familjarë dhe miq të viktimës për të zbardhur motivet e ngjarjes.

Gjithsesi, për çështje hetimi nuk jepen detaje. Si pistë kryesore grupi hetimor ka larjen e hesapeve që mund të lidhet me qëndrimin e të riut në Itali.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi