Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fëmija që lindi me dy kokë Empty Fëmija që lindi me dy kokë

Fri 23 Aug 2013 - 20:46
Fëmija që lindi me dy kokë Article-2400006-1B680703000005DC-715_634x322Një fëmijë tetë muajsh i është nënshtruar një operacioni për të hequr kokën e dytë, me të cilin ka lindur. Doktorët thonë se, koka e dytë ishte një ‘binjak parazit’ dhe që peshonte afërsisht 1 kg.

Djali i quajtur, Tofajjal, vuante nga një sëmundje e rallë e quajtur ‘encephalomeningocele’, që prek një në 40-45 mijë fëmijë. Pas një operacioni që zgjati pesë orë, djali i vogël nuk do të ketë më kokën ‘e panevojshme’.

“Fofajjal lindi me një deformim të rallë – kishte një kokë të dytë mbi kokën e tij. Kurrë nuk ka operuar një gjë kaq të madhe. Ishte një operacion shumë kritik”, tha për gazetarët, neuro-kirurgu, Sisir Das.

Babai i vogëlushit e pati humbur shpresën se, djali i tij mund të kurohej. Ai thotë se, shumica e doktorëve i kishin thënë se nuk ka shpëtim për fëmijën. “Doktorët më thoshin se fëmija ynë nuk mund të kurohet dhe se mund të vdiste. Por me bekimin e Zotit, unë po e marr atë sërish në shtëpi’, thotë Shah Alam Mai, që punon si taksist.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi