- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
LISBA “grushton” imamin e Ferizajt
Sat 24 Aug 2013 - 19:06
Mosmarrëveshjet që dolën në pah në Bashkësinë Islame të Kosovës, ndërmjet klerikëve liberalë dhe radikalë, kanë shkuar deri në atë masë sa kanë filluar të zgjidhen edhe me dajak.
Në këtë “marifet” dyshohet se është përzier edhe Lëvizja Islame LISBA, zyrtarët e së cilës i kanë dalë në mbrojtje Myftiut Naim Tërnava.
Viktimë e LISBA-s ka rënë imami i Ferizajt, Gentian Jetishi i cili është sulmuar fizikisht nga aleatët e myftiut Tërnava. Ngjarja ka ndodhur të premten në xhaminë e Madhe në Ferizaj.
Njëri ndër anëtarët kryesorë të partisë Lëvizja Islame Bashkohu “LISBA” dhe mbështetës i myftiut Naim Tërnava, Musa Ademi, të premten pasdite ka sulmuar fizikisht imamin Jetishi.
Ditë më parë “LISBA” ka dalë me një komunikatë zyrtare ku mbështesin myftiun Naim Tërnava.
Ndërsa i shkarkuari nga detyra e Kryetarit të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Xhabir Hamiti tha për “Zëri” se është në dijeni për këtë ngjaje, duke thënë se është sulmuar njëri prej anëtarëve i cili kinse ka shkruar diçka për LISBA-n duke shtuar se nuk di detaje tjera.
Ky sulm nuk është dënuar nga BIK i drejtuar nga myftiu Naim Tërnava e as nga LISBA.
Ndërkaq, “Zëri” ka kontaktuar edhe policinë e Kosovës, të cilët thanë se nuk janë të informuar në lidhje me këtë rast. /Zeri.info/
Shprendaje:
http://kosovalbaner.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi