Pse foshnja në duart e lypëses është gjithmonë në gjumë?
Sun 25 Aug 2013 - 11:17
Një gazetare boshnjake ka bërë një zbulim tronditës i cili duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve. Në storjen e saj për revistën boshnjake Magazin, gazetarja tregon se si e ka ndjekur organizimin e bandës së lypsarëve, të cilët “mbrohen” dhe kontrollohen nga një boss i tyre. Bossi merr pjesën më të madhe të “fitimit” ditor përderisa lypset marrin ndonjë shishe vodka, viski ose ndonjë sanduiç apo qofte zgare. Organizimi i këtillë i bandës është një “sekret publik”, është diçka të cilën të gjithë e dinë e askush s’e flet publikisht. Lidhjet e bossave me autoritetet shtetërore janë aq të thella saqë askush nuk i heton apo nuk i ndjek për të parë se ku përfundojnë paratë e mëshirës.
Pjesa shqetësuese e storjes është abuzimi i fëmijëeve, e në veçanti i foshnjave gjatë procesit të kërkimit lëmoshë. Keni vërejtur se shumica e lypseve femra mbajnë në dorë një foshnjë të cilën s’e keni dëgjuar asnjëherë të qajë apo të bëjë zë – gjithmonë është në gjumë. Gazetarja e ka hetuar këtë rast dhe i ka kërkuar lypses së njëjtë informacion për foshnjën, pse gjithmonë fle, pse asnjëherë s’dëgjohet të qajë, si mundet që gjatë gjithë ditës foshnja të jetë e qetë pranë “nënës” kur dihet se foshnjet flejnë e zgjohen disa here brenda ditës. Përgjigja që ka marrë gazetarja ka qenë nga qytetarët dhe kalimtarët e rastit të cilët nga dhembshuria për lypsen e kanë sharë dhe ofenduar gazetaren që s’e lë lypsen rehat në vuajtjet e saja.
Beteja e saj për të nxjerrë të vërtetën nuk ndalet këtu, por ajo gjen lidhje dhe njerëz të afërt me krimin e organizuar të cilët në besueshmëri të plotë i rrëfejnë se foshnjat që mbajnë lypset në dorë, nuk janë fëmijë biologjikë të tyre – por janë zakonisht bebe të vjedhura nga spitalet, nga jetimoret por edhe nga familje të ndryshme. Shkaku pse ato foshnja flejnë gjatë gjithë ditës është se atyre ju jepet një sasi droge dhe vodka (alkool) për t’i mbajtur në gjumë. Organet e foshnjave nuk janë në gjendje të durojnë një shok të atillë dhe shpeshherë këto foshnjë vdesin gjatë “orarit të punës”, por lypset megjithatë vazhdojnë punën edhe me foshnjën e vdekur në krahë. Këto janë rregullat. Dhe kalimtarët do hedhin ndonjë dinar duke menduar si i ndihmojnë “nënës”.
Kur të shihni një lypse me foshnjë në dorë rrugëve të qytetit, vini re nëse foshnja fle apo është e zgjuar. Kërkoni nga “nëna” t’a shihni beben përpara se t’i jepni një 10 denarsh. Nuk e di nëse në Tetovë (dhe në përgjithsi në vendin tonë) ekziston praktika e njëjtë si rrugëve të Bosnjës, por e di që një ditë kur po pija një kafe me një mikun tim në një lokal në Tetovë, erdhi nje lypse me një foshnjë, dhe një burrë në një tavolinë i kërkoi t’a shihte foshnjën, por lypsja u largua me shpejtësi dhe s’u kthye më.
Dihet se ka nevojtarë, por duhet t’a dini se ka dhe kriminalitet. Kur vendosni t’a bëni një të mirë duke i dhënë ca para një lypses, mendojeni mirë se mund të këni investuar në një biznes të flliqur që shuan jetë foshnjësh çdo ditë.indeksonline

- neonV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 110
Postime : 417
Hobi : Te ze peshk me fill spanje
Anetaresuar : 21/08/2013
Re: Pse foshnja në duart e lypëses është gjithmonë në gjumë?
Sun 25 Aug 2013 - 12:11
Interesante..
Re: Pse foshnja në duart e lypëses është gjithmonë në gjumë?
Sun 25 Aug 2013 - 12:30
She cmeson njeriu ne jete! Edhe une kam hasur lypsare kudo por asnjehere se kisha menduar faktin pse foshnja qe mbajne eshte sahere e qete dhe vetem fle gjume!! Se kisha menduar kurr ne kete menyre pervec faktit se shpesh neper rruge femijet e vegjel i vinin te lypin me te medhenjte,prinderit,kusherinjte apo njerez te tjere qe i rrethojne... Pfff ne te tilla raste te shpifen jo njerezit por edhe vete jeta...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi