Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Vllasi: Tito ishte kroat, me aksent të vendlindjes (Foto) Empty Vllasi: Tito ishte kroat, me aksent të vendlindjes (Foto)

Sun 25 Aug 2013 - 18:29
Ish-funksionari i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, Azem Vllasi i ka demantuar pohimet e ish-lideri i Jugosllavisë, Josip Broz Titoja mund të ketë qenë rus ose polak.

Vllasi thotë se Tito ka lindur në Kumrovac të Kroacisë dhe se për këtë ekzistojnë dëshmi.

"Titoja nuk ka qenë serb, jo se jo, por as polak e rus jo. Ky ka qenë një spekulim", ka thënë Vllasi, për Express, të dielën.

Para disa ditësh, Shërbimi i Inteligjencës Amerikane (CIA) ka publikuar një raport të hartuar në kohën e Titos, në të cilin hedhen dyshime për prejardhjen e tij.

CIA ka analizuar një fjalim të Titos nga viti 1977 dhe argumentoi se ai flet gjuhën “serbokroate”, mirëpo me theks të huaj. Ata kanë pasur dyshime se udhëheqësi i dikurshëm i Jugosllavisë ka mundur të jetë rus ose polak.

Dyshimet e CIA'së për aksentin e Titos, Vllasi i arsyeton se ish-prijësi i Jugosllavisë ka pasur prejardhje prej një rajoni kroat Zagoria, që e kanë theksin më ndryshe prej pjesëve të tjera të Kroacisë.


"Titoja e ka pasur akcentin tipik prej vendlindjes së tij", ka shtuar ai.

Vllasi jep edhe sqarime tjera në lidhje me aksentin e ish-udhëheqësit jugosllav.

"Përndryshe, pas asnjë dyshim ekzistojnë librat amzë. Titoja ka lind në Kumrovc është një katund në veriperëndim të Kroacisë. Nënën e ka pasur sllovene e babën kroat. Sot e kësaj e dite në Kroaci kanë disa dialekte. Për shembull ata të Zagorcës ju thonë Zagorca ku ka lindur Tito. Ata e flasin një dialekt specifik mes vete dhe sot kroatët e Zagrebit me shumë vështirësi i marrin vesh", ka treguar njëri prej udhëheqësve të Kosovës që ka qëndruar afër Josip Broz Titos", ka shtuar ai.

Veç kësaj, Vllasi thotë se ka qëndruar bashkë me Titon në vendlindjen.

"Kam qenë në Kumrovac bashkë me Titon dhe bashkë-kohanikët e tij bëjshin hajgare me te", ka thënë Vllasi.



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi