Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ringjallet pas 45 minutash, djali i tha: "T'i s'duhet të vdesësh" Empty Ringjallet pas 45 minutash, djali i tha: "T'i s'duhet të vdesësh"

Sun 25 Aug 2013 - 19:26
Ringjallet pas 45 minutash, djali i tha: "T'i s'duhet të vdesësh" O_406417424Një burrë i cili ishte deklaruar i vdekur, pasi zemra e tij pushoi është ringjallur papritur duke lënë të habitur të gjithë mjekët të cilët nuk po arrinin dot të jepnin shpjegim për atë që kishte ndodhur. Zemra e tij rifilloi të rrihte pas 45 minutave.

Infermierët po përgatisnin trupin e vdekur të mekanikut Tony Yahle (foto), për t’ia dorëzuar familjarëve kur 37 vjeçari nga West Carrollton në Ohajo, ka filluar të jepte sërisht shenja jete.

Doktorët u shprehën se, në 20 vitet e fundit nuk kishin hasur kurrë me një rast të tillë dhe ishin shumë të habitur nga ky fakt.

`Nuk kam parë kurrë një njeri të deklarohet i vdekur dhe më pas të ringjallet` - u shpreh kardiologu dr. Raja Nazir, në një intervistë për Dayton Daily News.

37 vjeçari thotë se është një mrekulli nga Zoti dhe se mjekët nuk arrinin të gjenin asnjë problem në zemrën e tij, por kishin vënë re vetëm një infeksion viral.

I biri i Yahle, 18 vjeçari Lawrence Yahle, tha se kishte folur me të atin përpara se në dhomë të hynin familjarët e tjerë dhe i kishte thënë të atit: "Baba, ti nuk duhet të vdesësh sot".

Pasi kishte qëndruar për disa sekonda pranë të atit të vdekur, përpara se të largohej, i kishte dëgjuar sërish rrahjet e zemrës.almakos.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi