Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Erdogan: Evropa ngeli në klasë Empty Erdogan: Evropa ngeli në klasë

Mon 26 Aug 2013 - 20:38
Erdogan: Evropa ngeli në klasë 36240de60f7357bc9361beb7638c9871

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan kritikoi edhe një herë komunitetin ndërkombëtar për qëndrimin indiferent ndaj zhvillimeve në Siri duke thënë se Evropa mbeti në klasë në ‘provimin e Egjiptit’.

Në fjalimin që mbajti në kuadër të kontakteve në bashkine e Rizes, kryeministri Erdogan tha se në Siri janë vrarë mbi 100 mijë njerëz, duke shtuar se të aprovosh vdekjen e një njeriu në Siri është njësoj si të aprovosh vdekjen e të gjithë njerëzimit.

Në masakrën e fundit u vranë rreth 200 foshnja të njoma, tha Erdogan duke shtuar se është e pamundur që të heshtës përballë kësaj.

Në fjalën e tij Erdogan u ndal edhe në zhvillimet lidhur me Egjiptin, ku vuri theksin në regjimin autokratik 70-vjeçar në këtë vend.

Me Mursin Egjipti kaloi nga regjimi autokratik në demokraci, nënvizoi Erdogan, ndërsa rikujtoi se Muhamet Mursi erdhi në pushtet duke marrë 52% të votave.

Por disa nuk e duruan dot ardhjen e Mursit në pushtet. Perëndimi mbeti në klasë për sa i përket çështjes së Egjiptit, cilësoi Erdogan.


http://www.albtime.com/public/lajme/rajon/5867/erdogan-evropa-ngeli-ne-klase
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi