Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Siria, ushtritë bëhen gati për luftë Empty Siria, ushtritë bëhen gati për luftë

Mon 26 Aug 2013 - 21:35
Deklaratat e Londrës dhe Uashingtonit për Sirinë mbajnë gjithmonë e më shumë erë lufte, e duket se do të përbëjnë boshtin e takimit të gjeneralëve amerikanë, britanikë, francezë, kanadezë, italianë e të tjerë që mblidhen në kryeqytetin e Jordanisë, Aman.
Samitin e drejton Martin Dempsey, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane dhe do të zhvillohet pak më shumë se 100 milje nga Damasku. Lojtarët kryesorë të cdo sulmi të mundshëm ndaj regjimit të Bashar al Assad-it konsiderohen Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, të cilat edhe kanë përforcuar praninë ushtarake në rajon.
Britania me katër luftanije, një helikopter-mbajtëse dhe dy fregata në brigjet e Shqipërisë; SHBA me një grup prej tre destrojerësh në lindje të Mesdheut, të cilit po i afrohet dhe një i katert, “USS Mahan”, Franca ka avionë “Rafale” dhe “Mirage” në Emiratet e Bashkuara Arabe të cilët mund të mbërrijnë në Siri përmes bazave ajrore amerikane të Incirlik dhe Izmirit në Turqi, dhe asaj të Akrotirit në Qipro.
Harta e publikuar nga “The Guardian” tregon gjithashtu praninë e marinës amerikane në Napoli dhe atë të avionëve F16 e raketave “Patriot” në Jordani. ndërsa pritet konfirmimi i sulmit kimik në periferi të Damaskut, strategjia e luftës me sa duket ka nisur të hartohet.
Gazeta britanike përmend planet e mirë-menduara të “një tërësie libiane mundësish”, referencë e qartë kjo ndaj stratagemave detare, ajrore dhe tokësore që u morën në konsideratë kur diskutohej përmbysja e Muamar Gadafit.
Dallimin kryesor në këtë rast e përbën fuqia e mbrojtjes ajrore siriane. Këto vitet e fundit, Rusia e ka furnizuar Damaskun me 36 sisteme raketore tokë-ajër “Pantsir” dhe të paktën tetë “Buk-M2E”.
Përballë një Sirie me mbrojtje të fuqishme ajrore, rezerva armësh kimike dhe mbështetjen e fortë të Moskës, hapi i parë i ndërkombëtarëve, me të gjitha gjasat, mund të jetë një demonstrim force që nënkupton afrimin e anijeve të luftës dhe dërgimin e avionëve bombardues mbi Siri.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Siria, ushtritë bëhen gati për luftë Empty Re: Siria, ushtritë bëhen gati për luftë

Mon 26 Aug 2013 - 22:14
Sidoqoftë qëllimi esencial është gara në shitje të armatimit ,kush më shumë po shet armatim,kurse sa i perkety humbjet në njerëz do i përjetojnë vendet arabe dhe njerzit e pafajshëm ,ku tash jan viktimë e kësaj gare qoft nga njera an apo ana tjeter.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi