Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Si të shmangni stresin para martesës? Empty Si të shmangni stresin para martesës?

Tue 27 Aug 2013 - 11:39
Sot në rubrikën tonë të për javshme do të mundohemi që me disa këshilla të shëndetshme dhe praktike, t’ju lehtësojmë stresin në ditën e dasmës, në mënyrë që atë ditë të jeni edhe më e lumtur dhe më gazmore se zakonisht. Më e mira që mund të bëni gjatë përgatitjes për ditën e martesës suaj është që të ndryshoni sadopak mënyrën e ushqimit. Gjithsesi, këshillat tona nuk do të jenë të tepërta.
Si të shmangni stresin para martesës? Rbwqkn
E para që duhet të bëni është që nga menyja (apo lista e ushqimeve që i konsumoni) juaj të largoni çokollatat, ëmbëlsirat, biskotat, picat dhe brumërat e ndryshme. Këto ushqime nuk do të ndikojnë në përmirësim të disponimit tuaj, por do të ndikojnë vetëm në shtimin e peshës suaj! Ndërsa atë ditë ju duhet të dukeni si princeshë. Kështu duhet të ndjekim këtë linjë veprimi: çdo mëngjes do të fillojmë me 5 bajame natyrale të papjekura dhe të pakriposura. Bajamet përmbajnë yndyra esenciale, kalcium, vitaminë B, vitaminë E dhe elemente tjera të rëndësishme të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e lëkurës suaj dhe do t’u japin më shumë energji. Më pas pini një gotë lëng të shtrydhur nga cilido frut sipas zgjedhjes suaj. Rekomandohet ananasi dhe luleshtrydhet apo portokalli dhe kajsia. Pas kësaj filloni të hani fruta ose perime. Pemët duhet të jenë të llojllojshme dhe natyrisht, gjithmonë të freskëta. Nga pemët ju rekomandojë luleshtydhet, qershitë, shalqirin, kajsitë, mollët, ananasin dhe rrushin. Diku në mesditë, merrni fara të papjekura të lulediellit dhe kungullit me një lugë mjaltë. Më pas, dreka duhet të jetë njëra nga këto ushqime: peshk, spinaq, bishtaja, bizele, kërpudha apo fasule të shoqëruara gjithmonë me sallata të freskëta dhe të llojllojshme, të cilës mund t’i shtoni vaj ulliri dhe kripë. Perimet të cilat i rekomandojmë për sallata të freskëta janë: karota, rrepë të kuqe, domate, speca, hudhër, qepë, rrënjë selinoje dhe lakër. Këto perime përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe enzima të cilat ndihmojnë katalizimin e organizmit. Hani kur të dëshironi dhe sa të dëshironi, por me rëndësi është që ushqimi të jetë i një lloji. Zakonisht vajzat që përgatiten për ditën e martesës nuk hanë shumë ushqime për shkak të nervozizmit dhe stresit rreth përgatitjeve. Ato e vënë vetën në dieta të improvizuara, por në fakt ato e vënë veten në uri dhe kështu futen më shumë në stres. Kjo është plotësisht e gabuar. Në këtë mënyrë, ju vetëm mund të bëni kolaps imunitar dhe zhbalancim hormonal. Ju duhet që nervozizmin dhe stresin ta luftoni me ushqim të shëndetshëm, pra me pemë, perime, ushqimet e grupit të bishtajave, peshk deti, etj. Edhe diçka tjetër me shumë rëndësi: gjatë ditës duhet të pini së paku 2 litra lëngje, ujë apo lëngje të shtrydhura. Mund të pini edhe nga 0.5 l kos. Ato do të ndihmojnë në mbajtjen e lagështisë së lëkurës suaj dhe duke mos lejuar të dehidroni, do të ndikojë në mirëqenien tuaj të përgjithshme. Këto këshilla do të ndikojë që të mos keni stres dhe të keni një disponim më të mirë dhe të jeni më të qeshura. Në këtë mënyrë do të jeni të gatshme për momentin më të rëndësishëm dhe më të bukur të jetës suaj. Do të dukeni dhe ndiheni si princeshat e përrallave më të bukura.

Çfarë duhet të konsumoni dhe pse?
Luleshtrydhe, sepse në vete përmbajnë acid folik, vitaminë C, kalium, magnez. Këto do të ndikojnë të keni imunitet dhe metabolizëm më të mirë, tretje të mirë, forcim të flokëve, thonjve, lëkurës, përmirësojnë vlerat e gjakut, forcojnë libidon tuaj.
Shalqiri, pasi përmban karoten, që në metabolizëm transformohet në vitaminë A. Përmban vitaminën B6, vitaminën B3, acid folik, hekur dhe sasi të mëdha të vitaminës C. Kjo do të ndikojë të jeni të freskët; ndikon në forcimin e thonjve, flokëve, lëkurës dhe në forcimin e sistemit të imunitetit.
Selinoja, për shkak të përbërësve të saj që bën mrekullira. Në vete përmban vajra eterikë që e bëjnë të ketë shije dhe erë specifike. Është e pasur me vitamina B-komplex dhe atë: B12, B2 dhe B6. Ndikon pozitivisht në punën e zorrëve, flokë të shëndoshë, lëkurë, sy dhe mëlçi. Pastron organizmin, forcon trurin, sistemin nervor, jep energji, mbron nga viruset dhe ka efekt antibakterial. Mbron nga diarreja dhe ftohjet.
Kungulli, në vete përmban bakër, hekur, magnez dhe beta-karoten. Kungulli pastron helmet nga zorrët dhe zvogëlon kapsllëkun, zvogëlon nivelin e yndyrës në gjak, forcon imunitetin, lidhet në trup me vitaminën A dhe forcon sistemin imunitar.
/BalkanWeb
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Si të shmangni stresin para martesës? Empty Re: Si të shmangni stresin para martesës?

Tue 27 Aug 2013 - 13:38
leme thojt pa prere
se na duhen ato dite grrrr 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi