Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Martohet Zhaku: I jam mirënjohëse sime vjehrre Empty Martohet Zhaku: I jam mirënjohëse sime vjehrre

Wed 28 Aug 2013 - 13:41
Intervistat me të janë gjithmonë të veçanta, sepse në fakt e tillë edhe vetë ajo. Zhaku, artisja që shkon kundër rrymës, ka vendosur të bëjë një kthesë në jetën e saj. Është martuar, po edhe këtë herë jo si të 'zakonshmet'... Për dallim nga të gjitha nuset e tjera, ditën e ceremonisë së celebrimit ajo ka veshur një fustan blu të errët, pasi siç thotë vetë, fustanin e bardhë po e ruan për vitin e ardhshëm, kur do të bëhet edhe dasma e vërtet... Në Dhërmi, në vendin ku 'perandori' i saj, Christian i bëri propozimin për martesë... Detajet e ceremonisë intime, planet për dasmën e madhe dhe jetën e re në Mynih, artistja rebele i rrëfen për herë të parë në një intervistë ekskluzive për "Summer Pages"...
Martohet Zhaku: I jam mirënjohëse sime vjehrre 14ik3nb
Së pari, na lejo të të urojmë për martesën, jetë të lumtur dhe me trashëgime! Na erdhi e papritur, një vendim i beftë apo e kishe ruajtur mirë sekretin?
Faleminderit i dashur Eraldo... Në kokën tënde dhe të beqarëve të redaksisë ishalla. Të them të drejtën, Christian më kishte propozuar për martesë që në Shqipëri gjatë udhëtimit tonë të fundit në Dhërmi, përpara se të zhvendoseshim në Mynih. Ishte një udhëtim shumë i bukur dhe i paharrueshëm. Data dhe dita u vendos në mënyrë të përshpejtuar edhe për çështje burokratike, por ne bëmë vetëm një celebrim zyrtar dhe vitin tjetër do bëjmë një festë, dasmë apo festival (siç kam qejf ta quaj unë) në Dhërmi, ku miq dhe familjarë do kenë mundësinë të na bashkohen. Sikurse dhe fansa që më shkruajnë urime plot me dashuri. Dhe ju natyrisht...
Njoftove miqtë dhe fansat përmes rrjeteve sociale, ku dalluam menjëherë fustanin e zi. Pse kjo zgjedhje e çuditshme? Çfarë domethënie ka për Zhakun kjo ngjyrë, e përdorur në një ditë të rëndësishme?
Fustani në fakt është blu i errët dhe është një ndër stilimet e mia, që falë rrobaqepëses sime në Shqipëri (Rudinës) ka dalë fantastik. Ishte thjesht një ceremoni zyrtare në bashki. Të bardhat, të kuqet dhe të zezat i kam lënë për vitin tjetër. Njoftova në "Facebook", pasi kam shumë miq që më duan dhe i dua, shumë familjarë, shumë njerëz të dashur, të cilët do të kisha dashur t'i kisha pranë. Por mbi të gjitha, njoftimi mori dhenë meqë unë ndryshova mbiemrin dhe si një grua e denjë, mora atë të burrit. Reagimet ishin dhe vazhdojnë të jenë fantastike. Jam shumë në borxh me dashurinë që më japin ata që nga larg, i dua shumë. Ngjyra e fustanit nuk kishte ndonjë domethënie të madhe, ishte një zgjedhje praktike .
Thuhet që martesa përkon me ditën më të lumtur të jetës, si e përjetove? Derdhe lot? Na trego detajet e saj pikante, brenda limiteve, pa cenuar privatësinë…
Ne ishim shumë të lumtur atë ditë, edhe pse lumturia jonë zgjat qysh prej ditës që jemi njohur. Të dy u emocionuam shumë, por s'kishte vend për lot. Lotët do të na shpërthejnë atëherë kur të gjithë të jemi bashkë, me shqiptarë e gjermanë, në ceremoninë që kemi planifikuar vitin tjetër. Megjithatë, edhe pse s'kishte lot, kishte përlotje. Martesa ishte shumë zyrtare, me pak familjarë dhe kishte vetëm një fjalim shumë të bukur nga përfaqësuesja e bashkisë.
Kishte elementë të traditës shqiptare në këtë ditë të shënuar për ty? Po të afërm, miq, kolegë nga Shqipëria?
Ne nuk bëmë dasmë, megjithatë elementët e traditës shqiptare janë shumë të pranishme në jetën tonë, pasi në albumin tonë të dytë, ne po punojmë mbi këngë me shumë motive folklorike shqiptare dhe ato janë kryesisht shqip. Të afërmit, kolegët dhe njerëzit e dashur i presim vitin tjetër në dasmën në Dhërmi.
Keni menduar për muajin e mjaltit? Ku do e kaloni?
Jeta jonë është një muaj mjalti që nuk rresht së na ëmbëlsuari.
Zgjodhët një ceremoni luksoze dhe të kushtueshme, apo të thjeshtë dhe modeste?
Shumë të thjeshtë dhe modeste, pasi nuk i kishim të gjithë ata që duam të kemi. Megjithatë, ne si çift jemi kundër gjërave të kushtueshme dhe pro dashurisë, e cila nuk kushton shumë.
A është Christian, princi që kishe ëndërruar?
Christian është më shumë se princ. Është mbret. Është perandor.
Si është unaza jote e martesës? Sa rëndon ajo në gishtin e një artisteje?
Nuk kam asnjë unazë në gisht dhe gjërat e rënda nuk i përballoj dot as shpirtërisht, as fizikisht.
Je zhvendosur përfundimisht në Gjermani? Aktualisht me çfarë po merresh atje dhe pse e le Shqipërinë?
Në Gjermani ndihem shumë mirë. Është tashmë shtëpia ime e dytë. Shqipërinë nuk e kam lënë, por ajo më la mua. Këtu po bëj muzikë, po shkruaj shfaqje teatri, takohem me njerëz të mrekullueshëm, bëjmë një jetë shumë të bukur dhe të paqtë.
Zhaku në rolin e zonjës së shtëpisë: çfarë pëlqen më së shumti të bësh?
Më pëlqen më së shumti të laj enët dhe të hekuros rrobat, si dhe të pi ndonjë gotë verë të kuqe në verandë.
Për çfarë përton gjithnjë?
Në përgjithësi nuk përtoj.
Me gatimin si e ke raportin? Cili është specialiteti yt në këndin e kuzhinës?
Sallatrat, byreku, qoftet, tava kosit, specat e mbushur.
Përgjithësisht një çift i ri, i sapomartuar dëshiron ta shtojë familjen… Keni edhe ju në plan një bebe?
Jo, ne nuk jemi nga ato çifte që planifikojnë.
E imagjinon veten nënë? Sa do doje t'i ngjaje nënës tënde, në këtë aspekt?
Përpiqem ndonjëherë ta imagjinoj, por nëna ime është aq perfekte saqë duhet shumë, shumë, shumë që të mbërrij tek këmbët e saj. Uroj që fëmija im të ketë një nënë po aq të mrekullueshme sa e imja.
Po të afërmit e Christian i takon shpesh? Të krijojnë komoditet në marrëdhënie, për hir të mentalitetit të moderuar europian?
Po, i takoj aq shpesh sa mundemi pasi nuk jetojmë në të njëjtin vend. Janë njerëz shumë të mirë. Mamaja e tij është pothuajse aq e dashur dhe e mirë sa mamaja ime dhe i jam shumë mirënjohëse për këtë.
Meqë jemi këtu, në Shqipëri ke pasur jo pak "probleme" në raport dhe komunikim me njerëzit… Për këtë arsye nise të shkruash librin tënd, i cili vijon të mbetet në proces?
Unë probleme nuk kam pasur ndonjëherë. Disa kanë pasur probleme me mua për arsye të vetat, por unë kam qenë shumë e qartë dhe direkte. Libri ishte dhe do të jetë një surprizë.
Kur do e publikosh vëllimin e radhës?
Dikur, befas, papritur.
Mund të zbulojmë ekskluzivisht një fragment interesant prej tij…
Nuk zbuloj më brendi libri përmes kopertina gazetash...
Së fundmi, një përshëndetje nga larg për gjithë adhuruesit, që i merr malli për Zhakun…
Edhe unë ju adhuroj. Edhe mua më merr malli për ju.
BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi