Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

KELMENDI, KAMPIONE E BOTËS (VIDEO) Empty KELMENDI, KAMPIONE E BOTËS (VIDEO)

Wed 28 Aug 2013 - 19:57
Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin botëror, i cili është duke u mbajtur në Rio de Janeiro. Xhudistja kosovare, në finalen e kategorisë 52 kilogramë, ka mposhtur brazilianen, Erika Miranda.
Majlinda Kelmendi nuk ka të ndalur. Pasi u stolis me medaljen e artë në turneun prestigjioz të xhudos ‘World Masters’, i cili është mbajtur në qytetin rus Tyumen, xhudistja kosovare ka arritur një tjetër rezultat të mirë.
Xhudistja pejane sot ka fituar medaljen e artë, në kategorinë 52 kilogramë, në Kampionatin botëror të xhudos, i cili po mbahet në kryeqytetin brazilian Rio de Janeiro. Kelmendi në finale të kësaj gare ka mposhtur xhudisten nga Brazili, Erika Miranda
Për të arritur deri në finale, Majlinda ka zhvilluar katër lufta. Fillimisht ajo me short u pozicionua në vazon A në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Kelmendi në raundin e parë u kualifikua pa luftë, derisa në raundin e dytë mposhti xhudisten nga Portugalia, Joana Ramos.
KELMENDI, KAMPIONE E BOTËS (VIDEO) Majlo_545860
Pejania edhe në luftën e dytë ishte e suksesshme pasi mundi francezen Priscilla Gneto. Ajo me sukses kaloi edhe sfidën e tretë duke mundur gjermanen Mareen Kraeh, ku doli edhe fituese e vazos A.
Në gjysmëfinale të kësaj gare, xhudistja nga Peja u përball me japonezen Yuki Hashimoto, të cilën arriti që me sukses ta mposhtë.
Pas kësaj fitoreje, Majlinda i hapi vetës rrugë për të garuar në finale me brazilianen Erika Miranda, të cilën e mundi për t’u stolisur me medaljen e artënë Kampionatin botëror të xhudos, i cili po mbahet në kryeqytetin brazilian Rio de Janeiro, në kategorinë 52 kilogramë
Ndërsa, nesër në kategorinë deri në 57 kilogram do të garoj edhe xhudisja tjetër nga Kosova, Nora Gjakova. Edhe kjo e fundit llogaritet si favorite për të fituar medalje në këtë kategori.
Këtu mund të shihni luftën e Majlinda Kelmendit me francezen Priscilla Gneto
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi