- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Rumania zbut qëndrimin ndaj Kosovës
Wed 28 Aug 2013 - 21:06
Presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, gjatë takimit vjetor me diplomacinë rumune, ka thënë se qëndrimi i vendit që ai drejton ndaj çështjes së Kosovës, ka filluar të bëhet më fleksibil.
Basesku, gjatë fjalimit të tij para diplomatëve rumunë, temën për Kosovën e ka quajtur mjaft të ndjeshme, duke shtuar se vendi i tij ende ka qëndrim të qartë për sa i përket Kosovës dhe, siç tha ai, “nuk guxojmë t’i përziejmë parimet”, raporton Zeri.info.
“Më duhet t’ju them se ne nuk jemi superfuqi për të gjetur sqarime për gjithçka. Jemi një vend që mbrojmë ligjin ndërkombëtar kur varet nga ne. Andaj, duke i parë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, Rumania, vendi ynë do të niset me një qasje më fleksibile për sa i përket çështjes së Kosovës. Duke qenë se Beogradi është pajtuar që Prishtina të merr pjesë në forume rajonale, pa simbole shtetërore, edhe qasja jonë do të jetë më fleksibile në këtë kontekst. Ne gjithmonë do të konsultohemi me Beogradin dhe me katër vendet tjera të BE-së që ende se kanë njohur Kosovën, që janë Qipro, Sllovakia, Spanja dhe Greqia”, ka thënë Basesku, duke shtuar se meqenëse edhe këto katër shtete kanë harmonizuar qëndrimet e tyre me atë të Beogradit, “edhe ne do të ndjekim këtë hap”.
Por, siç ka thënë ai, hapin e njohjes së Kosovës, nuk do ta ndërmarrin para Beogradit, për shkak të, siç u shpreh Presidenti rumun, “qëndrimit tonë ndaj Transnistrisë”.
Ai në fund ka sqaruar se nuk është Qeveria ajo që merr vendimin për njohje apo mos-njohje, duke iu referuar disa shkrimeve nëpër media të ndryshme, se kinse ai është i gatshëm ta njohë Kosovën.
“Dihet kush i kryen njohjet. Sipas Kushtetutës, nuk është kreu i shtetit”, ka sqaruar Basesku. /Telegrafi/

- Protestë për ftesën ndaj Kosovës, Rumania bojkoton samitin e Varshavës
- Gratë deputete reagojnë ndaj Hoxhës, “Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet publikisht nga gjuha
- Incidenti Mantell; incidenti me UFO qe ndryshoi qendrimin e njerezve ndaj UFO-ve
- Njohja e Kosovës dhe 'tradhtia' serbe ndaj Greqisë
- Çdo sulm ndaj Kosovës do të thotë luftë e tretë botërore
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi