Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Çdo sulm ndaj Kosovës do të thotë luftë e tretë botërore Empty Çdo sulm ndaj Kosovës do të thotë luftë e tretë botërore

Sun 14 Dec 2014 - 23:01
Çdo sulm ndaj Kosovës do të thotë luftë e tretë botërore Largea_2-cilat-jane-rreziqet-e-kosoves-nga-kercenimet-ruse-ne-ballkan-web1418550747-620x298Nëse Rusia do të ndërmerrte ndonjë hap për ta sulmuar Kosovën, ajo duhet ta di që garantues të kufijve të Kosovës është Amerika-Evropa- NATO dhe çdo sulm në Kosovën do të thotë luftë e tretë botërore.
Kështu mendoni eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, i cili në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Rusia në gjendjen aktuale po i provon politikat kërcënuese për Ballkanin.
“Edhe kjo është një luftë speciale që tani e ushtron Rusia. Në situatë të tille çfarë gjendet Rusia e rrethuar me sanksione te ndryshme për ndërhyrjen në lufte me Ukrainën respektivisht ne Krime dhe në situatën e rëndë që ka filluar ta përfshij Rusinë tani ajo i provon politika kërcënuese si për kërcënimin në Ballkan. Nëse Rusia do me sulmoj Kosovën ajo duhet ta di se garantues të kufijve të Kosovës është Amerika-Evropa- NATO dhe çdo sulm në Kosovën do të thotë luftë e tretë botërore”, vlerëson Tërnava.
Tërnava thotë se, Kosova duhet të këtë strategjinë luftarake e cila në situatën në çfarë tani gjendemi është shumë e lidhur me politikat luftarake garantuese të stabilizimit të kufijve.
“Tani kush të donë me e nxitë luftën e tretë botërore e ka të freskët luftën e dytë botërore dhe nxitësit e asaj lufte dhe përfundimin e saj edhe që tani teknikat luftarake janë avancuar shumë sepse të shumtën bëhet fjalë për armatimin atomike që të dy palët janë mjaftë të armatosura me këtë lloj. Gjithsesi shteti i ynë duhet të këtë strategjinë luftarake e cila në situatën në çfarë tani gjendemi është shumë e lidhur me politikat luftarake garantuese të stabilizimit të kufijve siç e shpjegova më larte”, përfundon Tërnava.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi