Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Lajmi i fundit: Barack Obama ka vendosur për sulm ndaj Sirisë Empty Lajmi i fundit: Barack Obama ka vendosur për sulm ndaj Sirisë

Sat 31 Aug 2013 - 20:28
Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duhet të ndalim armët kimike. I bëj thirrje Kongresit që të marrë një vendim, të votojë për sigurinë kombëtare. Nuk mund t’u kthejmë krahët këtyre masakrave që po kryhen. Unë jam gati për këtë sulm”. Kështu deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama në një konferencë për shtyp për ndërhyrjen në Siri.

Obama u bëri thirrje ligjëvënësve amerikanë që të votojnë për ndërhyrjen në emër të sigurisë kombëtare amerikane dhe gjithë botës. Ai u shprehu vendosmërinë e Uashingtonit për të ndërhyrë ushtarakisht edhe pa marrë dritën jeshile nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, transmeton T-Ch.

Obama tha se SHBA duhet të ndërhyjnë, por shtoi se është tejet i rëndësishëm një autorizim i Kongresit amerikan që mblidhet më 9 shtator.

“Cili është qëllimi i sistemit ndërkombëtar të rregullave që kemi ndërtuar nëse lejojmë një sulm kimik që vret fëmijë? Një sulm që dënohet nga 98 përqind e vendeve të botës? Duke i folur Kongresit dhe gjithë botës, dua të them që ajo cfarë është bërë me armët kimike nuk duhet të hetohet, por duhet të zgjidhet. Do t’u kërkoj të gjithëve që të jenë në krahun tonë. E di që lufta është shumë e rëndë, sidomos për ne që sapo kemi mbaruar një luftë në Irak dhe Afganistan, por ne nuk do çojmë trupat tanë për të hapur një luftë tjetër, por do të jemi në krah të popullit sirian”, tha Obama.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi