Barack Obama, puthje apo këshillim?!
Thu 27 Oct 2011 - 18:55
Të takosh Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shumë kënd është një moment nervozues. Por për një gjë të tillë nuk mund ta akuzoni Michele Tasoff. Brunja e rrjetit televiziv NBC i ka kushtuar mjaftueshëm vëmendje Barack Obamas gjatë xhirimeve në “Jay Leno Tonight Show”. Bashkëproducentja e shfaqes së njohur televizive duket se i është afruar jo pak herë Presidentit duke i folur në vesh. Në momente të caktuara nuk ka munguar as e qeshura në studio ndërsa po xhirohej emisioni paraprakisht për tu transmetuar më pas.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi