Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Matoshi : Maqedonia gjendet para një lufte të tretë Empty Matoshi : Maqedonia gjendet para një lufte të tretë

Wed 14 Mar 2012 - 15:06
“Maqedonia lehtësistë i shpëtoi aneksimit serb në vitet 90 dhe mezi mbijetoi një konflikt të armatosur me shqiptarët vendas gjatë vitit 2001, gjendet para një lufte të tretë. Kësaj here më të dhimbshme . Ajo do të detyrohet të presë degën mbi të cilën ka qëndruar këta 20 vjetët

e fundit dhe mbi të cilën ka thurur melodramën e madhështisë së rreme dhe mburrjes deri në dalldi: Mitin për Maqedoninë antike dhe Alekasadrin e Madh”. Kështu vlerëson analisti kosovar, Halil Matoshi duke i komentuar incidentet e fundit ndëretnike në Maqedoni.

Matoshi shton se, “Shkupi zyrtarë me politikat e tij etno-nacionaliste, duke ngjizur një shtet thuaja kishtar ortodoks dhe duke përjashtuar nga debati shtetin qytetar , po rrëshqet nga një lloj i ri i fashizmit (fashizmit kulturor), i cili do t’i kthehet bumerang, duke e ndarë këtë shtet në rrafshin kulturor dhe qytetar, e pastaj edhe etnik e shtetëror”.

Sipas tij, Maqedonia si e tillë, turbofolklorike dhe me shikim mesjetar në të ardhmen po i kanoset një ogur i zi .

“Ajo ka mundur të jetë dhe ka hala shanse të jetë një shtet binacional dhe dygjuhësor si një Belgjikë e Ballkanit . Mirëpo hovet e tërbuara fashiste që po merr paria e Shkupit po ia ndjellin këtij shteti fatin e ish-Jugosllavisë , shpërbërjes në etnitete deri në zhbërje dhe aneksim nga fqinjët, nga Bullgaria dhe Shqipëria , pa e përjashtuar edhe involvimin e Greqisë dhe Serbisë”, është shprehur Matoshi.

Ai thekson se, “në këtë sfod tejdukshmë vërehet se spiunet e Nikolla Gruevskit motivojnë nxisin incidente ndëretnike , veçanërishtë duke yshtur nacionalistët e rinj të Shkupit kundër shqiptarëve etnik, për dy arsye të kalkuluara”.

“Së pari , për ta zhvendosur vëmendjen e publikut sllavo maqedonas nga koncesioni që detyrohet tia bëjnë Greqisë rreth emrit kushtetues të shtetit dhe, së dyti që përmes rrahjes dhe poshtërimit të shqiptarëve ta mobilizojë dhe homogjenizojë nacionalizmit maqedonas si kundërpërgjigje ndaj zërave që vijnë nga Sofja zyrtare, se shteti i Gruevskit dhe nacionalistëve të rinj rreth tij po i diskriminon bullgarët etnik”, ka shtuar mëtej analisti, Halil Matoshi.

(INA)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Matoshi : Maqedonia gjendet para një lufte të tretë Empty Re: Matoshi : Maqedonia gjendet para një lufte të tretë

Fri 16 Mar 2012 - 19:30
...Edhe shume shpejte madje, me provokimet qe kryen!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi