Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

A mund të ndezë Siria një Luftë të Tretë Botërore? (FOTO-LAJM) Empty A mund të ndezë Siria një Luftë të Tretë Botërore? (FOTO-LAJM)

Fri 14 Jun 2013 - 17:27
Message reputation : 100% (1 vote)
Kriza në Siri duket se tashmë është një luftë civile pasi ajo po kthehet në një përplasje sektare që po gjakon kudo në Lindjen e Mesme, duke rrezikuar që të ndezë të gjithë rajonin në një luftë për jetë a vdekje mes dy ideologjivemyslimane, synitë dhe shiat. Deri më tani lufta në Siri ka sjellë 93 mijë viktima dhe 1.6 milion refugjatë, ndërkohë që miliona njerëz janë zhvendosur brenda vendit. 


Këto shifra po rriten me shpejtësi mes raportimeve për krime të llahtarshme nga të dy palët. Konflikti nisi në vitin 2011 me protesta paqësore kundër regjimit autoritar të Bashar al- Assad, pasuesit disi më të butë të babait të tij, Hafez, që pati drejtuar Sirinë nga viti 1970 deri në vitin 2000 me grusht të hekurt.

Hafez iu përgjigj disidencës së Vëllazërisë Myslimane synite, duke zhdukur një qytet me 20 mijë banorë.Duke pasur frikë se Siria po përballej me protesta si ato që rrëzuan udhëheqësit në Tunizi, Egjipt dhe Libi gjatë “Pranverës Arabe”, forcat e sigurisë të Bashar al- Assad përdorën tanket dhe artilerinë ndaj protestuesve. Por shumë shpejt u përballën me zjarr.

Opozita u kthye në një rebelim të armatosur dhe tani Siria është zhytur në një luftë civile, që ka rrëshqitur në një konflikt sektar. Nga njëra anë janë ata që ndjekin presidentin Assad, që u përkasin alavitëve, një sekt nga shiat. Nga ana tjetër janë rebelët nga popullsia në shumicë syni, disa prej të cilëve me lidhje me xhihadistët synitë të Al Kaedas.

Masakrat janë të tmerrshme. Këtë javë, mbi 60 myslimanë shia u masakruan nga luftëtarët opozitarë në qytetin Hatla.
“Ky është fundi i shiave, ata po i masakrojnë” tha nje kameraman që po filmonte i tmerruar. 

Gjithçka duket e ngjashme me konfliktin fetar që daton në shekullin e shtatë.Pas vdekjes së Profetit Muhamed, kishte katër kandidatë që donin ta pasonin. Një grup, që u bë i njohur si shiat, ose shitë, favorizonte pretendimet e nipit të Profetit, Aliut. Pas tre tentativash, ai mori mantelin, por atëherë u vra. Një tjetër ndarje e parevokueshme mes shiave- të cilët drejtohen nga një hierarki klerikale- dhe synitëve, erdhi pas një beteje në vitin 680, kur u vra nipi i Aliut.

Për shkak se konflikti në Siri është me natyrë fetare, ai mund të kalojë shumë kollaj kufijtë dhe të përhapet në rajon. Po si janë të ndarë aleatët? Assadmbështet nga Irani, që është fuqia më e madhe shia në rajon si dhe nga terroristët libanezë të Hezbollah.

Kurse forca kundër Assad përbëhet nga mijëra luftëtarë që kanë vërshuar nërajon nga të gjitha anët. Ata mbështeten me armë dhe para nga shtetet syni si Katari dhe Arabia Saudite. Por ajo që ndodh në Siri, ndikon edhe Izraelin. Dhe çfarë ndikon Izraelin, përfshin edhe Shtetet e Bashkuara, një aleat i ngushtë i tyre.

Por ndërsa vendet e NATO kanë shprehur njëfarë simpatie për rebelët, nga ana tjetër presidenti Assad mbështetet nga Rusia, një mik prej kohësh i Sirisë- dhe nga Kina. Rusia dhe Kina ndjehen të mashtruara nga mënyra se si u rrëzua regjimi në Libi nga Perëndimi dhe janë të vendosur që Assad të mos ketë fatin e Gaddafi-t. Lufta në Siri ka efekt destabilizues në rajon, por mund të ketë edhe një efekt domino duke shpërbërë shtete të tëra.

Por nëse do shmanget ky skenar i tmerrshëm, superfuqitë botërore duhet të bien në një mendje. Deri atëherë duhet të mbajmë frymën./albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi