Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Arrestohen tetë të dyshuar për sulm ndaj fëmijëve shqiptarë Empty Arrestohen tetë të dyshuar për sulm ndaj fëmijëve shqiptarë

Fri 9 Mar 2012 - 11:18
– Bashkimi Demokratik për Integrim, në mbledhjen e sotme të Kryesisë, ka dënuar aktet e fundit të dhunës, përfshirë incidentin e mbrëmshëm të rrahjes së nxënësve shqiptarë, ndërsa nga të gjithë faktorët relevantë ka kërkuar që të ndikojnë me autoritetin e tyre “për të parandaluar aktet e këtilla të dhunës, që rrezikojnë stabilitetin e vendit”.
BDI ka kërkuar nga qytetarët që të mos bien pre e provokimeve të qarqeve të caktuara, që kanë për qëllim destabilizimin e vendit, ndërsa siguron marrjen e të gjitha masave për nxjerrjen para drejtësisë të aktorëve të akteve kriminale.
Zëvendësministri i brendshëm nga radhët e BDI-së, Xhelal Bajrami ka raportuar mbi hetimet që po i bën policia dhe ka paralajmëruar zbardhjen e plotë të rastit pasi, sipas tij, shumica e sulmuesve tashmë janë identifikuar nga ana e MPB-së.
“Nuk guxon të nënvlerësohet e gjithë situata dhe efekti që mund ta ketë ky cikël i provokimeve dhe për këtë arsye i ftojmë të gjithë faktorët e shoqërisë, politikë dhe jopolitikë, që të japin kontributin e tyre në qetësimin e situatës dhe të ndërpritet ky cikël i keq në të cilin kemi hyrë me këto provokime”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Sipas tij, deri në orët e mbrëmjes janë arrestuar tetë sulmues të mbrëmshëm të nxënësve shqiptarë në Kisella Voda.
Njoftohet gjithashtu se pas kontrolleve mjekësore, tre nga nxënësit kanë mbetur për kurim në spital. Fjala është për një vajzë, e cila ka lëndime në pjesën e barkut, dhe dy djem me lëndime në kokë dhe ata momentalisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, kurse të tjerët janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Shkup, 8 mars – (E plotësuar) Pesë nxënës shqiptarë të rrahur mbrëmë nga persona të maskuar në lagjen Kisella Voda të Shkupit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në gjendje kome është nxënësja Amire Suelejmani, 17 vjeçe.
Kundër këtij rasti kanë reaguar Lëvizja qytetare Zgjohu, Partia Rilindja Demokratike Kombëtare, BDI-ja Vetëvendosje si dhe organizata e individë.
Zyrtarja e lartë e BDI-s deputetja Ermira Mehmeti e ka quajtur këtë ngjarje tragjike. “Informacionet e para duken të paqarta por flasin për një skenar relativisht mirë të menduar dhe kjo na shqetëson seriozisht. Si parti do t’i marrim të gjitha masat e mundshme në Qeveri për të zbardhur incidentin dhe të mos ketë më incidente të tilla.
Ndaj këtij sulmi është prononcuar ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
“Ministria e Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nga ana e policisë dhe besojmë se brenda një kohe të shkurtër, kryesit e kësaj vepre do të përgjigjen për këtë akt kriminal. Incidentet e këtilla vlerësoj se kanë shkaktuar një dozë të tensioneve andaj të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kontribuojmë për qetësimin e saj”, ka deklaruar ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska.

Persona të maskuar sulmojnë 15 nxënës shqiptarë në Shkup

Shkup, 8 mars - 09:53 - Mbi 15 nxënës shqiptarë të fshatrave Çiflikë dhe Seta Petkë të Karshiakës janë rrahur mbrëmë brutalisht nga persona të maskuar në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.

Nxënësit u sulmuan pas orës 19.30 derisa po udhëtonin me autobusin me numër 58 të linjës Shkup – Seta Petkë.

Nxënësit kanë rrëfyer edhe për INA se incidenti ka ndodhur në lagjen Kisella Vodë, kur rreth 20 persona me maska dhe shufra druri dhe hekuri kanë ndaluar autobusin që po transportonte nxënësit shqiptarë dhe i kanë rrahur brutalisht.

Sipas tyre ka qenë një natë e tmerrshme kur personat e maskuar kanë nisur të godasin me shufra në mënyrë brutale dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

Nxënësit menjëherë janë dërguar në Spitalin e Qytetit në Shkup, ku siç mësohet tre nga 15 nxënësit kanë pësuar lëndime të rënda trupore, një prej të cilëve në gjendje kritike. Nxënësit janë shprehur të shqetësuar dhe traumatizuar lidhur me incidentin dhe dhunën e ushtruar ndaj tyre.

Dhjetëra prindër në mbrëmje ishin tubuar pranë Spitalit të Qytetit për tu njohur me gjendjen e fëmijëve të tyre. “Ne jemi tejmase të shqetësuar se çfarë po ndodhë në këtë vend. Si mund të sulmohen fëmijët në mënyrë aq mizore dhe brutale. Ku janë policët që po promovohen se do të jenë tani në çdo cep të kryeqytetit. Kërkojmë urgjentisht zbardhjen e këtij incidenti dhe kapjen e autorëve”, theksuan prindërit e revoltuar të nxënësve pranë Spitalit të Qytetit.

Forca policie kanë qëndruar pranë Spitalit të Qytetit, ndërsa për sot pritet edhe deklarimi i Ministrisë Punëve të Brendshme lidhur me incidentin. Komuna Kisella Vodë është e banuar etnikisht me maqedonas në dalje të Shkupit në pjesën që kufizohet me rajonin e Karshiakës, që banohet nga popullësia shumicë shqiptare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi