Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Berisha:21 janari, sulm agresiv ndaj Kryeministrisë  Empty Berisha:21 janari, sulm agresiv ndaj Kryeministrisë

Sat 9 Feb 2013 - 13:56
Berisha:21 janari, sulm agresiv ndaj Kryeministrisë  BERISHA-07_6

Duke shfrytëzuar një takim me të rinjtë e PPE-së, Kryeministri Sali Berisha risolli në vëmendje 21 janarin, duke e cilësuar këtë ngjarje si një sulm agresiv të bërë ndaj institucionit të Qeverisë.

"Pati 4 viktima në këtë ngjarje dhe unë i kërkova drejtësisë të hetonte në mënyrë të pavarur. 21 janari ishte një ditë normale pune dhe unë nuk mund të lija detyrën time", deklaroi Berisha, i cili nuk dha asnjë koment të drejtpërdrejt në lidhje me verdiktin e gjykatës për të pandehurit e kësaj cështje.

Vendimi i dhënë dy ditë më parë nga Gjykata e Tiranës për pafajësinë e të pandehurve solli reagime të forta nga opozita,
21 janari nga brenda koalicionit, si dhe nga ambasada amerikane, e cila u shpreh e tronditur për verdiktin.

Kryeministri nga ana e tij nuk pranoi të jepte asnjë koment, duke theksuar se ai nuk do të komentojë kurrë vendimet e gjykatave, ndërkohë që Gjykata e Tiranës e konsideroi deklaratën e ambasadës amerikane, si ndërhyrje. Fill pas këtij qëndrimi ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu e konsideroi këtë një akuzë të pabaze, duke sqaruar opinionin se 21 janari është një cështje shqiptare, por përfshirja e SHBA-ve erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, mbështetur edhe nga Qeveria shqiptare.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Faktit për tre pafajësitë në çështjen e 21 janarit, veprim i cili pritet të kryhet brenda datës 17 shkurt.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi