Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Arma kimike e Sirisë e testuar në Shqipërinë e 1978-s (VIDEO) Empty Arma kimike e Sirisë e testuar në Shqipërinë e 1978-s (VIDEO)

Thu 29 Aug 2013 - 20:50
Regjimi i Assadit në Siri dyshohet se ka përdorur Zarin-a, një nga lëndët helmuese luftarake nga më të rrezikshmet e ndaluar rreptësisht nga Konventat Ndërkombëtare ndaj popullsisë civile.

Dyshimi hidhet nga Qemal Poçi është Doktor i Shkencave Toksikologji-Veterinari, Profesor i asociiuar, i cili në një intervistë për ‘Dita’-n, tregon edhe disa eksperimente që ai ka drejtuar kryesisht në 1978 në Shqipëri ku është përdorur kjo lëndë për testime. 

Ai shpjegon edhe përdorimin e Zarin-it në frontin e luftës, pasojat dhe mënyrën e identifikimit të saj në terren nga ekspertët e OKB-së, pasi sipas tij, ‘gjurmët e një masakre të tillë, nuk mund të fshihen’…


"Për mendimin tim, në Siri është përdorur armë kimike, si njëra nga armët e dëmtimit në masë… Dihet se prodhimi i armëve të dëmtimit në masë (kimike, biologjike, termobërthamore), me konventë ndërkombëtare është i ndaluar. Këtë konventë e kanë firmosur të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, duke përfshirë dhe shtetet kryesore që i kanë këto rezerva në sasi të konsiderueshme. Për mendimin tim, në Siri është përdorur grupi i lëndëve helmuese luftarake neuro-paralitike, ose siç quhen ndryshe, gaze nervore" shprehet Poçi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi