Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sëmundja, Shpëtim Saraçi niset në Gjermani Empty Sëmundja, Shpëtim Saraçi niset në Gjermani

Fri 30 Aug 2013 - 20:26
Sëmundja, Shpëtim Saraçi niset në Gjermani ShpetimsaraciKompozitori i njohur shqiptar, Shpëtim Saraçi po përjeton ditë të vështira pas një sëmundjeje të papritur. Ai është nisur dje për t’u kuruar në Gjermani pas një ishemie në tru, që ka pësuar pak ditë më parë. Ai ka marrë disa goditje ishemike në trurin e vogël që prej më shumë se 10 ditësh dhe gjendja e tij shëndetësore ka patur përmirësime këto ditë.shekulli
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Sëmundja, Shpëtim Saraçi niset në Gjermani Empty Re: Sëmundja, Shpëtim Saraçi niset në Gjermani

Fri 30 Aug 2013 - 20:27
ishalla   i  kalon
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sëmundja, Shpëtim Saraçi niset në Gjermani Empty Re: Sëmundja, Shpëtim Saraçi niset në Gjermani

Sat 14 Sep 2013 - 10:56
Gjermani, përmirësohet shëndeti i Shpëtim Saraçit
Sëmundja, Shpëtim Saraçi niset në Gjermani Shpetim-saraci1
Përmirësohet ndjeshëm gjendja shëndetësore e kompozitorit Shpëtim Saraçi. Sipas të afërmve të familjes, kompozitori Saraçi tashmë ka filluar të flasë e të fitojë lirshmëri në veprime, raporton “Shqiptarja. com”.

Pas trajtimit të specializuar, mjekët janë të kënaqur me rezultatet e marra, dhe kanë pohuar se duhet të vijojë një tjetër hap mjekimi për përmirësimin e mëtejshëm të shëndetit të tij.

Po ashtu mësohet se, nesër kompozitori Shpëtim Saraçi do lërë klinikën ku u shtrua para afro dy javësh dhe do të shtrohet në një tjetër klinikë rehabilituese, ku do të vijojë të jetë nën kujdesin e mjekëve gjermanë.

Kompozitori i njohur mori goditje ishemike në trurin e vogël në muajin gusht.

Pas një javë përpjekjesh në spitalet shqiptare në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, ku mjekimet nuk kanë dhënë rezultatet që prisnin, familjarët e kompozitorit e nisën drejt një klinike të specializuar në Gjermani, duke marrë vetë përsipër të gjitha shpenzimet.

Pas kësaj, qeveria shqiptare vendosi një shtesë fondi prej 3 287 000 lekësh në buxhetin e vitit 2013 për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kurimit të kompozitorit Shpëtim Saraçi.

Sipas vendimit kjo shumë duhet të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit. Në mes të gushtit, kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi ka qenë i shtruar pranë Shërbimit të Neurologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza”.

Një prej mjekëve të Urgjencës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” duke kujtuar rastin e shtrimit të kompozitorit Saraçi, pohoi se diagnoza u përcaktua kur Shpëtim Saraçi shkoi për të bërë një skaner, i cili zbuloi se kishte marrë disa goditje ishemike në trurin e vogël.shekulli.
Sponsored content

Sëmundja, Shpëtim Saraçi niset në Gjermani Empty Re: Sëmundja, Shpëtim Saraçi niset në Gjermani

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi