Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Marsida Saraçi 6 muajshe shtatzënë Empty Marsida Saraçi 6 muajshe shtatzënë

Wed 28 Mar 2012 - 13:53
Marsida Saraçi 6 muajshe shtatzënë Arbri-marsida-300x252Këngëtarët Marsida Saraçi dhe Arbër Arapi së shpejti do të bëhen prindër.
Lajmin e konfirmojnë miq të këngëtarëve, por mbi të gjitha e konfirmon edhe barku i fryrë i Marsidës.
Megjithëse prej kohësh janë shkëputur nga televizioni dhe muzika, të dy këngëtarët kanë qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për talentin e tyre në muzikë por edhe për historinë e dashurisë.
Martesa
Ata celebruan lidhjen e tyre asokohe pesë vjeçare gati një vit më parë në zyrat e bashkisë. Marsida ndryshe nga nuset moderne pranoi të merrte mbiemrin e të shoqit, e për këtë arsye që atë ditën e martesës filloi të prezantohej si Marsida Arapi. Ceremonia ndodhi në qytetin e Elbasanit, vendlindja e Arbërit.
Mes të ftuarve morën pjesë shumë këngëtarë të cilët u bënë të njohur nga spektakli “Ethet e së premtes”, format televiziv i cili lançoi në tregun muzikor edhe vetë të sapomartuarit.
Në fakt, formati televiziv u bë edhe ura lidhëse mes të dyve. Këngëtarët u njohën gjatë organizimit të këtij talent shoë.
Historia e tyre ka qenë në rrugë të mbarë që në fillimet e saj e kjo u bë e dukshme edhe nga duetet artistike në skenë.
Publikisht të dashuruar
Kënga “Hapa dashurie”, ishte sinjali i parë që ata dhanë për publikun, që shpejt kuptoi se mes tyre kishte diçka më tepër se miqësi e mirë.
Lidhja e Arbrit, që ka mbaruar studimet për Mjekësi dhe e Marsidës, e cila ka studiuar për Psikologji, nuk ka kaluar në fshehtësi, edhe pse ata vetë kanë zgjedhur që të mos e “përflasin” shumë në shtyp marrëdhënien e tyre dashurore.
Kohë më parë, ndërsa janë pyetur se duken shumë të rinj për t’u martuar (pasi Arbri është 28 tanimë, ndërsa Marsida më pak), këngëtarja është shprehur se “nuk ka një formulë që përcakton moshën e duhur për një martesë të suksesshme”.
“Mezi kemi pritur të dy ditën që do të jetonim bashkë dhe s’ka ndodhur kurrë që të marrim veprime të nxitura se jashtmi.
Gjithçka erdhi natyrshëm”, – ka thënë ajo, duke shtuar se natyrisht, në planet e tyre është edhe një bebe. I urojmë çiftit dhe bebes në pritje, jetë sa më të lumtur! Bluetooth
Arvi
Arvi
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Postime</b> Postime : 2626
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

Marsida Saraçi 6 muajshe shtatzënë Empty Re: Marsida Saraçi 6 muajshe shtatzënë

Wed 28 Mar 2012 - 14:00
epo cka plas kjo moda madhe me kta vipat kshtu?
te gjitha shtatzana mor aman, i lezetoi me duket e po bejne konkurene Marsida Saraçi 6 muajshe shtatzënë 1698836746 Marsida Saraçi 6 muajshe shtatzënë 1698836746
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Marsida Saraçi 6 muajshe shtatzënë Empty Re: Marsida Saraçi 6 muajshe shtatzënë

Wed 28 Mar 2012 - 14:07
hajt ardh me kam te mare fmija .....
Sponsored content

Marsida Saraçi 6 muajshe shtatzënë Empty Re: Marsida Saraçi 6 muajshe shtatzënë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi