Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon  Empty Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

Thu 5 Sep 2013 - 22:38
  • Mos idealizo. Ky është rregulli numër një i lumturisë bashkëshortore. Duhet të dish dhe të vlerësosh lumturitë e vogla të çdo dite dhe të mos i shkarkosh tek tjetri frustacionet tuaja, është më mirë të mendosh për vetveten dhe të kesh interesa personal

Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon  Fb625072-0b87-48cb-880a-a50368c9bc4f---0-
Cili është ai zotëria me pandofla para televizorit? Është pikërisht ai, burri me të ciklin je martuar? Psherëtin, duke menduar për kohët e para. Mendoje se do të kishe qenë ndryshe. Një martesë perfekte dhe ai më romantik, më i sigurt në vetvete, më i kujdesshëm ndaj shtëpisë dhe fëmijëve. Sot, përkundrazi, të ngelen vetëm ëndrrat e tuaj dhe një ndjenjë pakënaqësie që nuk të braktis kurrë. Ndoshta martesa jote nuk është si në përrallë, por gjithsesi është një martesë e mirë dhe shumë gjëra mund të rregullohen akoma. Lexo këtu dhe do të kuptosh sepse…

Princi i kaltër jo gjithnjë ekziston

Ajo takon princin e kaltër, ai e shpëton, martohen dhe jetojnë së bashku të lumtur e të gëzuar. Fillojmë ta idealizojmë dashurinë që kur jemi të vogla dhe kur jemi adoleshente e mbushim dhomën tonë me fotot e divave të kinemasë, dashurohemi me më të bukurin e shkollës dhe mbushin ditarin me poezi dhe zemra të shigjetuara. Kjo ujëvarë e madhe iluzionesh na përgatit të ndahemi nga idhujt e fëmijërisë, nga prindërit, dhe na lejon të shpejtojmë rrahjet e zemrës sonë të re me ëndrrën e e mrekullueshme të së ardhmes: një familje e re. Por mund të na bëjë të humbim sensin e realitetit. Është e vërtetë: yt shoq nuk është supermen, tepër i pasigurt për të patur sukses, tepër dembel dhe krejt i hutuar saqë harron dhe përvjetorin tuaj. Po ai ka cilësi të tjera, po ato që ju bënë ta dashuroni…

Edhe burrat e tjerë kanë ndonjë defekt

Je plotësisht e sigurt që martesa e mikeshës tënde është më e mirë se jotja? Surprizë! Edhe ajo mendon të njëjtën gjë për ty. Është e vërtetë, ti shohësh duken si dy pëllumba, po kush e di, se kur janë vetëm… Në fund të fundit, çdo martesë është e ndryshme. Problemet e një çifti tani dallojnë nga ato tradicionale, ku rolet mbeten të ndara mirë. Po kështu, sikurse martesat e dyta që janë të ndryshme nga të parat dhe dashuritë që vijnë më pas nuk ngjajnë fare me ato të lindurat që në shkollë.

Duhet të jemi më pak egoiste dhe të dëgjojmë më tepër


A e di se cilët janë miqtë më të mirë? Cila është gjëja që na vë në siklet më tepër? A e ke kuptuar vërtetë pse ai problem e torturon kaq shumë? E vetmja mënyrë për të mos u gjendur pas disa vjetësh si dy të huaj është të mos mendosh se di gjithçka për tjetrin. Duket e lehtë, e megjithatë… Brenda secilit prej nesh është gjithnjë ai “djall” i tmerrshëm që provon të na ndajë nga personi që na do. Është pjesa jonë fëmijërore, ajo që do të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe nuk duron dot që të ketë diçka më të rëndësishme sesa “unë të dua”, “unë thashë”, “unë bëra”. Dëgjimi i vërtetë i tjetrit fillon përkundrazi me një pyetje të thjeshtë: “ti si je?” Brenda asaj “ti” është gjithë forca e dashurisë, i vetmi çelës që na hap kafazin e egoizmit.

Ndonjëherë është më e lehtë të ankohesh

Nuk bëni më dashuri si dikur. Ai është gjithnjë i lodhur, me mungesë dëshire dhe ti ankohesh për heshtjet e tij dhe nuk duron dot pa i hedhur ndonjë thumb herë pas here. Ndoshta problemi nuk është aq i rëndë sa mendon ti, por ke dy rrugë për ta zgjidhur: fol hapur me tët shoq. Sepse për të dalë nga lëkura e bashkëshortes së pakënaqur dhe grindavece, duhet të fitosh mbi frikën e së vërtetës, si p.sh., ajo e një tradhtie. E megjithatë, ndonëse mund të na bëjë keq, e vërteta është rruga e vetme për të shpëtuar fatin e një dashurie. Pas grindjeve të shumta dhe po aq rrëfimeve, në fund jemi edhe më të afërt. Po edhe të pranosh që gjithçka ka marrë fund, është gjithnjë shumë më mirë se të vazhdosh të gënjesh vetveten. Apo preferon të ankohesh për gjithë jetën?

Në fillim diskutohet, më pas gjendet marrëveshja

Është prova më mirë, por edhe më e rrezikshme në jetën e një çifti: shumë vendime duhen marrë në dysh. Nëse nuk jeni dakord, më parë mund të diskutohet dhe luftohet, por më vonë nuk na ngelet gjë veçse të gjejmë marrëveshjen dhe njëri duhet gjithnjë të lëshojë pe.

Mjaft me kritikat…

“Je gjithnjë i njëjti! E prisja”. “Mendoja se ishe ndryshe, përkundrazi…”. Ja frazat që s’duhen thënë. Ofendojnë tjetrin dhe limitojnë problemet e mundshme. Perceptimi i sjelljeve të partnerit shpesh është i kërcënuar nga paragjykimet tona, më shumë se nga objektiviteti. Shembulli më klasik është ky: ajo është e pakënaqur nga jeta e saj dhe preferon të vetëbindet se ai nuk e do më. Ai, përkundrazi e do shumë, po ajo kërkon me çdo mënyrë të provojë se ajo që ndjen është e vërtetë. Kështu, nëse ai kthehet në shtëpi i lodhur , dyshon se kishte bërë çejf diku. Dhe nëse sjell një dhuratë, mendon se do të kërkojë falje. Nëse ky është rasti yt, ndalu dhe mendo. Që kur nuk e pret më me një puthje?

Të rrimë larg për t’u rigjetur më të afërt

Lidhja absolute është një ëndërr e pamundur. Sa më e madhe të jetë nevoja jonë për të ndenjur, aq më shumë rrezikojmë të mbysim tjetrin dhe bëhemi agresivë e jotolerantë ndaj partnerit. Atyre që diskutojnë gjithnjë për gjithçka, por që nuk ndahen kurrë. Ose i atyre që s’bëjnë më dashuri prej kohe, por që t’i shohësh duken si binjakët siamezë. E megjithatë, mjafton që të ftojmë disa miq për darkë apo të ndahemi për një fund javë në vende të ndryshme, për të rigjetur distancën e duhur.

Më parë mëso t’i pëlqesh vetvetes

Doje një burrë të impenjuar, por tani ankohesh se rri pak në shtëpi? Ndoshta duhet të rifillosh të interesohesh për pasionet e dikurshme. Mundohu të ngresh vetëvlerësimin. Kur të jesh e kënaqur me vetveten, nuk ekzagjerohet me të priturat prej tjetrit dhe dashuria nuk është tjetër veçse fruti i shijshëm i dëshirës. Përkundrazi, nga pema sterile e nevojës rriten shigjetat e “kur do të kthehesh” dhe “mos më lër”, pikërisht ato që na transformojnë në shoqe të mërzitshme e të bezdisshme.ikub.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi