Jemen, vdes 8-vjeçarja në ditën e parë të martesës
Tue 10 Sep 2013 - 22:12
Një vajzë tetëvjeçare ka vdekur në natën e saj të parë të martesës. Kjo ngjarje tronditëse ka ndodhur në Jemen, ndërsa tetëvjeçarja njihet me emrin Rawan.
Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, babai i saj mendohet ta ketë shitur të miturën tek një 40-vjeçar saudit. Mediat e huaja raportojnë se vajza ka vdekur nga hemorragjia e brendshme.
Martesa ishte organizuar në një hotel në Hardh, Jemen, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje tjera.
Në Jemen, nuk është e pazakontë që vajzat e mitura të detyrohen të martohen. Aktivistët e të drejtave të njeriut kërkojnë një ligj që kërkon që mosha minimale për martesë të jetë 15 vjeç.
Mediat vendase raporton se mbi 1/4 e vajzave të reja në Jemen janë martuar nën moshën 15-vjeçare.
Sipas agjencisë së lajmeve “Al Bawaba” në shkurt të vitit 2009 shteti i Jemenit vendosi që mosha minimale për martesë të jetë mbi 17 vjeç, por ky ligj u shfuqizua pasi ligjvënësit Konservatorë e shpallën atë si "antiislam".
Sipas një studimi të “World Vision” i prezantuar në mars të këtij viti, thotë se shumë fëmijë janë duke u martuar me shkuesi për shkak të rritjes së varfërisë globale. Prindërit, të cilët jetojnë me frikën e fatkeqësive natyrore, gjendjes së tensionuar politike dhe përkeqësimit financiar, i nxitin martesat e vajzave të tyre që në moshë të mitur për të shpëtuar familjen.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë raportohet se çdo ditë në botë martohen rreth 39000 vajza nën moshën 18-vjeçare
/Shekulli Online/ E.L/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi